Prezantimi i regjistrimit të të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Gllogoc/Glogovac
Mbi 300 anëtarë të familjeve të vrarëve dhe të zhdukurve në territorin e komunës së Gllogocit/Glogovac kanë marrë pjesë në prezantimin e të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) mbi viktimat nga kjo komunë gjatë periudhës Janar 1998 – Qershor 1999.
“Ne nuk mundemi tu kthejmë më të dashurit tuaj, por mundemi tu ndihmojmë që ata mos të harrohen. Në Gllogoc/Glogovac është një numër I madh I të vrarëve dhe të zhdukurve, dhe rastet e tilla janë shumë të dhimbshme në Kosovë, që tregon se forcat serbe nuk kanë kursyer as fëmijët e as pleqtë”, tha me këtë rast Natasha Kandiq/ Nataša Kandić, drejtoresha ekzekutive e FDH-së.
Ajo pas fjalës hyrëse të drejtorit të administratës në komunën e Gllogocit/Glogovca, Xhemë Binaku, ka lutur anëtarët prezent të familjarëve të vrarë dhe të zhdukur që të përkrahin regjistrimin dhe verifikimin e të dhënave mbi të pësuarit dhe me ofrimin të dhënave të ndihmojnë kompletimin e bazës së të dhënave.
Udhëheqësi i zyrës së FDH-së në Kosovë, Bekim Blakaj, i njoftoi familjarët e viktimave me të dhënat mbi numrin e viktimave në rajonin e Gllogocit/Glogovca, strukturën e tyre gjinore dhe të moshës.
Pas prezantimit të pranishmit kanë verifikuar të dhënat për më të afërmit e tyre dhe FDH-së I kanë dorëzuar fotografitë dhe kopjet e letërnjoftimeve të të afërmeve të tyre.
Në linkun e mëposhtëm mundeni të shkarkoni prezantimin komplet të regjistrimit të të vrarëve dhe të zhdukurve në Gllogoc/Glogovac.