Ka vdekur Llazar Stojanoviq

Ka vdekur Llazar Stojanoviq

Lazar_StojanovicTë shtunën, në datën 4 mars të vitit 2017, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka mbetur pa mikun dhe bashkëpunëtorin shumëvjeçar, regjisorin Llazar Stojanoviqin.

Kontributi i Llazarit në misionin e FDH është i pamatshëm. Gjatë gjithë viteve të kaluara, aftësitë e tij në mënyrë altruiste i ka vënë në shërbim të konstatimit të së vërtetës mbi krimet e kryera gjatë luftërave në ish Jugosllavi dhe në arritjen e drejtësisë për viktimat e këtyre krimeve. Si autor i filmit “Shkorpionët – përkujtues (Škorpioni – Spomenar”) ka ndihmuar që publikut t’i bëhet e njohur pjesëmarrja e kësaj njësie famëkeqe në luftën në B dhe H dhe përfshirja e saj në kryerjen e krimit në Srebrenicë. Energjinë e tij të pashtershme në mënyrë altruiste e ka investuar edhe në nismën për themelimin e KOMRA-s, duke e udhëhequr fushatën mediave, e cila ka përcjellë tubimin e nënshkrimeve të përkrahjes së këtij trupi dhe duke kërkuar nga përfaqësuesit e qeverive që t’i përkushtohen ndërtimit të paqes rajonale.

Në paraqitjet e tij të shumta publike ka folur në mënyrë tëhapur mbi ballafaqimin e domosdoshëm të shoqërisë në Serbi me përgjegjësinë për krimet, të cilat në emër tonin janë kryer mbi pjesëtarët e popujve të tjerë gjatë luftërave në ish Jugosllavi. Llazari gjithnjë ka shkuar një hap më tutje, në mënyrë të palodhshme duke iu bërë ftesë përfaqësuesve të institucioneve që të heqin dorë nga politika e mohimit të fakteve dhe manipulimi me viktimat.

Ne të cilët kemi punuar me te dhe nga ai kemi mësuar jemi dëshmitarë të zgjuarsisë së tij, elokuencës dhe erudicionit, të cilat i ka stolisur edhe ballafaqimi i mendimeve, në të cilat gjithmonë ka marrë pjesë me dëshirë.

Do ta mbajmë mend si një luftëtar të buzëqeshur, por të qëndrueshëm për një shoqëri kritike qytetare dhe shtet të përgjegjshëm të Serbisë.

Share