Peshçanik: Betimi i heshtjes

Sandra Orlloviq 

 

Krimet e kryera nga forcat policore dhe ushtarake kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998 dhe 1999. Në Serbi është e heshtur për 12 vite. Kjo heshtje është e padepërtueshme dhe nga ajo më të cilën Serbia është mbrojtur për të vërtetën rreth gjenocidit në Srebrenicë, krimeve në Vukovar, rrethimit të Sarajevës, llogoreve në Prijedor dhe dëmeve të tjera të kryera në emrin tonë.


Serbia  heshti edhe në aktvendimet të Tribunalit të Hagës të shqiptuara ndaj Nikolla Shainoviqit, gjeneralëve të ushtrisë Ojdaniqit, Pavkoviqit dhe Llazareviqit dhe gjeneralëve të policisë Llukiqit dhe Gjorgjeviqit më të cilat është vërtetuar që ushtria dhe policia e atëhershme e RFJ-së sipas planit dhe nën kontrollon e udhëheqjes së shtetit, që nga Kosova të dëbohen mbi 700.000 Shqiptarë duke bërë vrasje masive të civilëve, përdhunime, plaçkitje dhe shkatërrimin e pasurive të tyre. Prokuroria e vëmendshme për krime të luftës e Serbisë për tetë vjet të ekzistimit procedoi vetëm katër krime ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ato kundër autorëve të drejtpërdrejtë dhe vetëm një oficeri (i cili pastaj u shpall i pafajshëm). Gjykatat e Serbisë refuzojnë kërkesat për dëmshpërblim të dorëzuar nga viktimat shqiptare kundër Republikës së Serbisë për shkak të përgjegjësisë së saj për veprimet e policisë dhe ushtrisë, madje edhe në rastet kur ka një aktvendim të prerë ndaj pjesëtarëve të MPU (rasti i ekzekutimit 14 grave dhe fëmijëve shqiptarë në Podujevë me 28.03.1999). Në raste të rralla ku gjykatat kanë dhënë kompensim behet fjalë për një shumë poshtëruese, shumëfish më të vogla se për të njëjta arsye – burgim i paligjshëm – shqiptuar Aca Tomiqit ish shefit të Drejtorisë së Sigurimit të Ushtrisë Jugosllavisë.
Pasi në Serbi heshtja për krimet kundër shqiptarëve është institucionalizuar reagimi i zemërimit të Ministrit të Mbrojtjes Dragan Shutanovac në lidhje më dosjen nga e kaluara të kohës së luftës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe Lubisha Dikoviq askënd nuk duhet për ta çuditë. Dosja është vetëm një pjesë e vogël e tmerrit që ka ndodhur në mars, prill dhe maj të vitit 1999 të kryer në Kosovë dhe për të cilat dëshmojnë dhjetëra mijëra faqe të dokumenteve (të policisë, ushtrisë dhe organizatave ndërkombëtare dhe vendore për të drejtave të njeriut), të mbijetuarve, familjeve të viktimave, varreve masive në rrethinën e Beogradit dhe shumë fusha të Kosovës të shndërruara në varreza. Me qindra krime të përsëritura sipas matricës mizore – ushtria granaton fshatin, pastaj këmbësoria (ushtarake apo policore) hyn në fshat, duke ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, gratë dhe fëmijët janë urdhëruar të shkojnë në Shqipëri ndërsa burrat qe janë ndalur ekzekutohen, trupat ose digjen ose varrosen me buldozerë apo transportohen në vende sekrete.
Krimet në rajonin e Drenicës kanë ndodhur gjatë kohës kur në këtë zonë njësia ishte nën komandën e Lubisha Dikoviqit. Këtë e konfirmon dokumentacioni në dispozicion për të gjithë (nga të cilët një numër i madh ishe e nënshkruar nga vetë Dikoviqi), si dhe dëshmia e tij para Tribunalit të Hagës. Për më tepër, Dikoviq në gjykim pranoi se disa nga njësiti i tij kanë kryer krime.
Për fat të keq, TPNJ nuk e konsideroi përgjegjësinë e Dikoviqit për krimet e kryera në Drenicë si dhe përgjegjësinë e shumë oficerëve të tjerë ushtarak dhe policor të cilët ishin në hierarkinë ushtarake dhe policore gjinden në mes të gjeneralëve të cilët janë dënuar për ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe ata të cilët tërhoqën këmbëzën. Ajo ishte dhe ka qenë gjithmonë detyrë e gjyqësorit të Republikës Serbisë. Megjithatë, puna e deritanishme e Prokurorisë për Krime të Luftës të Republikës së Serbisë nuk lë për të besuar se në të ardhmen e afërt se gjykatat në Serbi do të merren me përcaktimit e përgjegjësive të oficerëve të ushtrisë dhe policisë. Por, shtrohet pyetja nëse mungesa e reagimit të drejtë të gjyqësorit mbi krimet e kryera ndaj shqiptarëve i siguron një alibi ministrisë së Mbrojtjes, Ushtrisë së Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që në radhët të saj i mban ata për të cilët është vërtetuar që në zonën përgjegjësisë së tyre janë kryer krime brutale.

Share