KONFERENCA: VLERËSIM I QASJES SË KOMUNITETEVE PAKICË NË SISTEMIN E DREJTËSISË NË KOSOVË
Fondi për të drejtën humanitare në Kosovë më datën 20 prill 2010 ka mbajtur konferencën me titull Vlerësim i qasjes së komuniteteve pakicë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, në të cilën konferencë është prezantuar raporti i FDH së mbi qasjen në institucionet gjyqësore të përfaqësueseve të komuniteteve pakicë në Kosovë. Në konferencë kanë marrë pjesë 60 pjesëmarrës, përfaqësues të gjykatave të qarkut, gjykatave komunale, gjykatave komunale për kundërvajtje, përfaqësues të zyrave ndërlidhëse me gjykata, përfaqësues të EULEX-it, ECLO-së, ICO-së, ombudspersonit, përfaqësues të organizatave joqeveritare të huaja dhe gjithashtu përfaqësues të komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë.
Në fillim të konferencës, koordinatorja e projektit në FDH Kosovë, Drita Bala, prezantoi konstatimet e përgjithshme të raportit mbi Vlerësimin e qasjes së komuniteteve pakicë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Raporti është bazuar në hulumtimet të cilat FDH i ka zhvilluar në shumicën e gjykatave të Kosovës gjatë periudhës mars 2009 – shkurt 2010, si dhe në intervistat e kryera me përfaqësuesit e komuniteteve pakicë të cilët kanë pasur rast t’i realizojnë drejtat e tyre para gjykatave në Kosovë. Hulumtimi kishte për qëllim që të vërtetohet se në cilën masë përfaqësuesit e komuniteteve pakicë paraqiten pranë gjykatave Kosovare, a janë të kënaqur me punën e gjykatave në rastet e tyre, a kanë njohuri mbi ofrimin e ndihmës juridike pa pagesë, në cilat lëndë komunitetet pakicë paraqiten si palë dhe çfarë është struktura e lëndëve të zgjedhura në raport me përkatësinë nacionale të palëve. Gjithashtu, FDH ka hulumtuar çështjen se a e respektojnë gjykatat ligjin mbi përdorimin e gjuhëve si dhe rregulloren e UNMIK-ut (UNMIK REG 2006/25) mbi kornizën regullative në sistemin gjyqësorë të Kosovës sipas të cilës është paraparë obligimi i punësimit të komuniteteve pakicë në sistemin gjyqësorë të Kosovës.

