Për Ne

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) është organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut e themeluar në vitin 1992 nga Natasha Kandiq, me qëllim që t’i dokumentojë shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut që po kryheshin me të madhe në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas në Kosovë.

FDH-ja implementon programin e Drejtësisë tranzicionale të orientuar kah viktimat. Ky program përbëhet nga këto njësi:

  1.  Dokumentimi dhe Kujtesa,
  2.  Drejtësia dhe Reforma Institucionale dhe
  3.  Informimi Publik.

 

Themeluesi


Zonja Natasha Kandiq, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e FDH-së, është laureat i më shumë se 20 çmimeve ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare për të drejtat e njeriut. Në vitin 2000, ajo u nderua me çmimin Martin Ennals, që paraqet mirënjohje prestigjioze për mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Në vitin 2003, gazeta “Time” e vendosi Natasha Kandiqin në mesin e 36 heronjve evropian. Në vitin 2004, Fondacioni “Njerëzit në Nevojë” e nderoi atë dhe FDH-në me çmimin e tyre “Homo Homini”, i cili iu dorëzua nga Vaclav Havel. Në vitin 2005, Natasha Kandiq u shpall qytetare nderi e Sarajevës, kurse gazeta “Bosnja e Lirë” e zgjodhi atë njeriun e vitit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në shtator të vitit 2006, Natasha Kandiq u bë anëtare e Urdhrit të Yllit të Mëngjesit Kroat të Katarina Zrinska, të cilin Kryetari i Kroacisë ua jep individëve që kanë dhënë kontribut të madh për promovimin e vlerave morale. Në nëntor të vitit 2006, revista “Time” e shpalli Natasha Kandiqin si një nga heronjtë e saj të 60 viteve të shkuara. Në mars të vitit 2007, Natasha Kandiq u bë anëtare e Bordit Ndërkombëtar Këshillues të Revistës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (Oxford University Journals), kurse në gusht të vitit 2008, ajo u ftua t’i bashkohet Këshillit Konsultativ të Qendrës Weiser të Universitetit të Miçiganit për  Demokracitë që po lindin.

Share