Për pothuajse dy vite nga ngritja e aktakuzës për krim të luftës në lëndën Tërnj janë mbajtur vetëm ditë të gjykimit, derisa Ministria e Mbrojtjes, që nga fillimi i gjykimit, refuzon për të vepruar sipas vendimit përfundimtar të të autorizuarit të plotfuqishëm për informata të rëndësisë publike (I autorizuari) si dhe për të informuar publikun për statusin momental të dy të akuzuarve në Ushtrinë e Serbisë (US). Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) e thekson se vonimi i fillimit të gjykimit, përkatësisht veprimi joligjor i ministrisë, i degradojnë gjykimet për krime të luftës të kryera gjatë viteve nëntëdhjetë dhe i dekurajojnë viktimat, të cilat janë duke e pritur drejtësinë 16 vite.
Kryetari i Gjykatës së Lartë në Beograd ia ka ndaluar Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) incizimin e mbrojtjes publike të aktgjykimit të shkallës së parë në lëndën Beli Manastir pa arsyetim lidhur me arsyet e vendimit të tillë. Vendimi i këtillë i kryetarit të gjykatës është praktikë e gjykatave që të kufizojnë shikimin nga ana e publikut në gjykimet për krimet e luftës në Serbi, me çka në masë të madhe zvogëlohen shanset për dialog shoqëror dhe ballafaqim me krimet e kryera gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit XX.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka prezantuar sot Modelin e Strategjisë për procedimin e Krimeve të luftës të kryera gjatë dhe lidhur me konfliktet e armatosura në ish Jugosllavi (Modeli i Strategjisë).
Të hënën me datën 21 nëntor 2014 në Qendrën Mediale në Beograd është mbajtur sesioni i pestë konsultativ në lidhje me zhvillimin e propozimit strategjik për procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Takimi i është përkushtuar zhvillimit të propozimit strategjik për procedimin e krimeve të luftës në publik.
Të hënën në 17 nëntor 2014, në Bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) është mbajtur sesioni i katërt konsultativ në lidhje me zhvillimin e Propozimit Strategjik për procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Takimi u është përkushtuar mundësisë së zbatimit të përgjegjësisë komanduese dhe krimeve kundër njerëzimit për krimet e kryera në vitet e 90-ta.
Të enjten me 6 nëntor 2014, në Bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) është mbajtur sesioni i tretë konsultativ në lidhje me Propozim Strategjik për procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Takimi u është përkushtuar mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave të krimeve të luftës.