Gjykimet për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në vendet e ish Jugosllavisë

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) gjatë vitit 2008 i ka monitoruar të gjitha gjykimet e zhvilluara në Serbi për krime të luftës, vrasje dhe vepra tjera penale që kanë ndodhur gjatë konflikteve të armatosura, të gjitha gjykimet e mbajtura në Kosovë për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht apo politikisht, si dhe disa prej gjykimeve të zgjedhura për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për përcjelljen e gjykimeve për krime të luftës pranë gjykatave nacionale.

Share

Gjelosh Krasniqin

Gjelosh Krasniqi, pjesëtar i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është dënuar më 29.04.2009 me burgim në kohëzgjatje prej shtatë vitesh për krime të luftës kundër popullsisë civile, të kryera në vitin 1999, gjatë kohës së konflikteve të armatosura në Kosovë. Procedura gjyqësore e zhvilluar para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Pejë/Peć, e udhëhequr nga gjykatësi Gjanfranco Gallo, ishte e drejtë, por dënimi i shqiptuar është minimal, duke pasur parasysh krimin e kryer.


Share