Kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të policisë për krimin kundër 53 civilëve shqiptarë në Poklek

Kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të policisë për krimin kundër 53 civilëve shqiptarë në Poklek

krivična_prijavaFondi për të drejtën humanitare (FDH) më 17 gusht 2015 ka paraqitur kallëzimin penal për krim të luftës ndaj dy pjesëtarëve të panjohur të njësitit të 86-të të Njësive Speciale të Policisë (NjSP) të Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë (MPB), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se më 17 prill 1999 në fshatin Poklek (komuna e Gllogovcit) i kanë vrarë 53 civilë shqiptarë, në mes të të cilëve edhe 24 femra dhe 23 fëmijë. Gjithashtu janë kallëzuar ish-komandanti i njësitit të 86-të të NjSP-së, Dragan Obradoviqi, si dhe komandanti i çetës së cilës kryerësit i përkisnin, përkatësisht për mosparandalimin dhe mosndëshkimin e kryerësve të krimit.

Share

Kallëzim penal kundër oficerëve të Ushtrisë Jugosllave për krime ndaj 17 shqiptarëve të Kosovës dhe një ashkaliu

Kallëzim penal kundër oficerëve të Ushtrisë Jugosllave për krime ndaj 17 shqiptarëve të Kosovës dhe një ashkaliu

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka ngritur kallëzim penal me datën 26 dhjetor 2013 kundër Bozhidar Deliq, ish-komandant të Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO 549 UJ), Radivoj Paravinja, komandant i Grupit luftarak 3 dhe disa pjesëtareve të paidentifikuar e BRMO 549 UJ-ës me dyshimin se kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile në fshatin Landovicë (komuna e Prizrenit) me 26 mars të vitit 1999.


Share