Humbjet njerëzore të Serbisë e të Malit të Zi gjatë bombardimeve të NATO-s
By hlcadmin | 19.03.2012. - %I:%M%p | Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja 评论关闭
FDH e ka filluar hulumtimin në datën 2 mars të vitit 2012 dhe deri në fund të muajit gusht të vitit 2012 i ka mbledhur 97 dokumente , të cilat flasin mbi viktimat e bombardimeve të NATO-s në territorin e Serbisë (pa Kosovë) dhe të Malit të Zi: 33 deklarata të dëshmitarëve dhe të anëtarëve të familjeve, të cilat i kanë marrë hulumtuesit e FDH-së, 18 libra, 38 tekste gazetareske, tri raporte të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, raportin e FDH-së të vitit 1999 dhe shtatë lista të të vrarëve, të cilat FDH i ka pranuar nga institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë. Në bazë të analizës së të dhënave, të përmbajtura në dokumentet e cekura, FDH e ka formuar listën e viktimave, të cilën e përbëjnë 291 persona: 196 civilë, 90 pjesëtarë të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe pesë pjesëtarë MPB-së së Serbisë.
Ju lutemi të na kontaktoni nëse keni më shumë informata për viktimat të cilët gjenden ose nuk gjenden fare në këto lista.

