Edukimi

Fondi për të Drejtën Humanitare, me qëllim të përparimit të dijes mbi drejtësinë tranzicionale dhe përkrahjen procesit të pajtimit në rajon, që nga viti  2001 organizon programe të ndryshme të edukimit joformal mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, ballafaqimin me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale,.

 

FDH, për përfaqësuesit e gjyqësorit në Serbi, në periudhën e viteve 2001 – 2003, ka organizuar një varg kursesh  specialistike nga e drejta ndërkombëtare humanitare në të cilat ligjëruesit kanë qenë përfaqësues të GJNPJ dhe ekspertë ndërkombëtar për të drejtën ndërkombëtare. Me dhjetëra përfaqësues të gjyqësorit të Serbisë, kësaj rruge, janë arsimuar në zbatimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe janë përgatitur për gjykimet për krimet e luftës.

 

Në verën vitit 2005 dhe 2006, FDH ka organizuar dy shkolla rajonale, në të cilat rreth 60 studentë të rinj dhe aktivistë për të drejtat e njeriut nga BeH, Serbia dhe Kroacia kanë nxënë njohuri mbi proceset dhe mekanizmat e ballafaqimit me të kaluarën.

 

Nga viti 2011, FDH organizon shkollën mbi drejtësinë tranzicionale, ku studentët dhe mësimdhënësit e shkencave shoqërore dëgjojnë ligjëratat mbi proceset gjyqësore para Tribunalit të Hagës, mekanizmat jashtëgjyqësor për vërtetimin e fakteve mbi krimet  nga e kaluara, të drejtat e viktimave të shkeljes së të drejtave të njeriut në reparacione dhe kontributin e arkivave dhe të mediave në vërtetimin e të vërtetës dhe përgjegjësisë, ruajtjen e kujtesës kolektive dhe pajtimin në shoqëritë post-konlfiktuale.

 

Krahas kësaj, FDH boton publikime periodike mbi përvojat e shteteve post-konfliktule dhe post-autoritare në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në botë. Me raportet e tij mbi përparimin e procesit të drejtësisë tranzicionale në rajon, rregullisht informon publikun  mbi gjykimet mbi krimet e luftës, nismat zyrtare dhe joqeveritare për vërtetimin e fakteve, reparacionet administrative dhe gjyqësore, memorialet dhe reformat e institucioneve. Në revistën Forumi për drejtësinë tranzicionale, FDH boton artikuj autorial të autorëve relevant mbi sfidat e zbatimit të mekanizmave të drejtësisë tranzicionale në shoqëritë post-konfliktuale të Ballkanit Perëndimor dhe anë e kënd botës.

Share