Është mbajtur tryeza e rrumbullakët mbi rolin në procesin e përcaktimin të llogaridhënies dhe pajtimit

Është mbajtur tryeza e rrumbullakët mbi rolin në procesin e përcaktimin të llogaridhënies dhe pajtimit

zbornik2Të premten, me 28 mars të vitit 2014 në Bibliotekën e fakultetit Juridik të Universitetit Union në Beograd është mbajtur Tryezë e Rrumbullakët në temën Edukimi për pajtimin: Roli i edukimit në procesin e ballafaqimit me të kaluarën si mekanizëm për pajtim dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Fakultetiti Juridik Universiteti Union dhe Qendra për avancimin e studimeve juridike.

Share

Në Prishtinë është mbajtur tryeza e rrumbullakët dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale.

Në Prishtinë është mbajtur tryeza e rrumbullakët dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale.

zbornik2Të hënën me 24 mars të vitit 2014 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë është mbajtur Tryezë e Rrumbullakët në temën Edukimi për pajtimin: Roli i edukimit në procesin e ballafaqimit me të kaluarën si mekanizëm për pajtim dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe  Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë. Tryezën e Rrumbullakët e hapi Adriatik Kelmendi, gazetar dhe profesor i Universitetit AAB në Prishtinë, dhe Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë .


Share

Përfundoi shkolla e dytë rajonale e drejtësisë tranzicionale

Përfundoi  shkolla e dytë rajonale e drejtësisë tranzicionale

Nga data 1 deri më 2 shkurt të vitit 2014 është mbajtur seminari përfundimtar i studentëve  të Shkollës Rajonale për drejtësinë tranzicionale organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe Shoqatës së Avokatëve nga Sarajeva. Seminari është mbajtur në bibliotekën e FDH-ës.


Share

Filluan ligjëratat e gjeneratës së dytë të Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale

Filluan ligjëratat e gjeneratës së dytë të Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale

Sot, më 19 nëntor 2013 pran zyrës së Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) u hapë shkolla rajonale e gjeneratës së dytë  për Drejtësi Tranzicionale. Shkolla​​, të cilën edhe këtë radhë e organizon FDH-ja, Shoqata Juristi nga Sarajeva dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, paraqesin një program dhjetëditor të edukimit mbi instrumentet për ballafaqim me të kaluarën. Këtë vit shkollën do ta vijojnë 25 pjesëmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia.


Share

Fondi për të Drejtën Humanitare, Shoqata “Juristi” dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Shpallin konkurs për regjistrimin e gjeneratës së dytë të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale, që do të mbahet në Beograd nga data 18 deri më 29 nëntor 2013

  

Mbi shkollën

Shkolla rajonale e drejtësisë tranzicionale është program dhjetëditor i arsimimit joformal mbi instrumentet për ballafaqimin me të kaluarën. Vijuesit e Shkollës do të dëgjojnë ligjëratat mbi faktet e vërtetuara në proceset gjyqësore para Tribunalit të Hagës dhe para gjykimeve kombëtare për krime të luftës, mekanizmat jashtëgjyqësor për vërtetimin e fakteve mbi krimet e së kaluarës, të drejtat e viktimave të shkeljes së të drejtave të njeriut në reparacione dhe në kontributin e arkivave dhe të mediave në vërtetimin e përgjegjësisë, kulturën dhe konfliktin e kujtesës dhe procesin e pajtimit në shoqëritë post-konfliktuoze. Krahas kësaj, studentët do të kenë rastin të bisedojnë mbi proceset e përparimit të zbatimit të strategjisë së drejtësisë tranzicionale në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi me ekspertët e këtyre vendeve. Në kuadër të Shkollës janë paraparë vizita në vendet e vrasjeve në BeH, Kosovë e Serbi.


Share

Film ‘Edukimi për pajtimin’

‘Edukimi për pajtimin’ është një film i prodhuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) gjatë Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale, mbajtur në janar të vitit 2013, për 25 pjesëmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia, organizuar nga FDH, FDH Kosovë dhe Asociacioni “Juristi” nga BeH. Pjesëmarrësit morën pjesë në programin intensiv dhjetë-ditor për faktet e vërtetuara gjyqësisht dhe gjykimet për krime lufte, komisionet e së vërtetës, dëmshpërblime për viktimat e dhunës, reformat institucionale, rolet e mediave dhe arkivat në rindërtimin shoqëror pas konfliktit dhe strategjive të tjera për të arritur pajtimin pas konfliktit të dhunshëm. Ligjëruesit në shkollë janë ndër ekspertët më të shquar rajonal mbi drejtësinë tranzicionale, kulturën e kujtesës, sundimit të ligjit në shoqëritë post-konfliktuoze, etj. Filmi ‘Edukimi për Pajtim’ ndjek disa studentë të shkollës, përshtypjet e tyre mbi përmbajtjen e ligjëratave dhe ndryshimet personale që kanë pësuar, me t’u ekspozuar ndaj temave të Shkollës.


Share

Diplomat e ndara gjeneratës së parë të vijuesve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale

Nga data 23 deri në datën 24 mars të vitit 2013 është mbajtur seminari përmbyllës i studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale në organizim të Fondit për të Drejtën Humanitare, Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe Shoqatës së Juristëve nga Sarajeva.


Share