Gjykata Supreme e Kosovës e dënoi ish pjesëtarin e UÇK-së, Idriz Gashin me 14 vjet burg për krime të luftës

Gjykata Supreme e Kosovës, me këshill të përzier të cilin e udhëhoqi gjykatësi Matti Harsia, me 25.11.2010, e vërtetoi vendimin e Gjykatës së Qarkut të Pejës të datës 19.11.2009, me të cilin i akuzuari Idriz Gashi është shpallur fajtor dhe është dënuar me 14 vjet burg. Gjykata Supreme e Kosovës vërtetoi se i akuzuari Idriz Gashi, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me 12.08.1998 në pyllin e quajtur Lugu i Isufit në afërsi të fshatit Vranoc (Pejë) e ka privuar nga jeta Shqiptaren Sanije Balaj me dyshim se ka bashkëpunuar me autoritet serbe.


Share

Ish anëtari i MPB të Serbisë dhe Shërbimit Policor të Kosovës është dënuar për krime lufte

Gjykata e Qarkut në Pejë, në Këshillin e Përzier të cilin e udhëhoqi gjyqtari Ingo Risch, me datën 09.11.2010 e ka dënuar anëtarin e dikurshëm të trupave rezervë të MPB të Serbisë, Vukmir Cvetkoviqin me dënim me burg në kohëzgjatje prej shtatë vitesh, për veprën krime lufte kundër popullatës civile, sipas nenit 142. Kodi Penal i Jugosllavisë, në bashkëpunim dhe në lidhje me nenin 22 të KPJ-së.


Share