Prezantohet Dosja „Operacioni Reka“

Prezantohet Dosja „Operacioni Reka“

Logo FHPFond për të Drejtën Humanitare (FDH) e ka prezantuar në datën 23 tetor të vitit 2015 Dosjen  „Operacioni Reka“. Dosja krijon një pamje të zhvillimeve të datës 27 dhe 28 prill të vitit 1999, në fshatrat në perëndim të Gjakovës në Kosovë, kur është zhvilluar një operacion i gjerë i përbashkët i Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ) dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), me emrin „Operacioni Reka“.Gjatë këtij operacioni, pjesëtarët e forcave serbe kanë vrarë së paku 350 civilë shqiptarë të Kosovës, kurse me mijëra sish janë dëbuar në Shqipëri. Trupat e 309 të vrarëve janë gjetur në vitin 2001 në varrezat e fshehta  masive në periferi të Beogradit. Viktima më e re në moshë e këtij operacioni i ka qenë e moshës 15 vjeçare.

Share

Dosjes ”Operacioni Reka“

Dosjes ”Operacioni Reka“

dosije_reka_logo_engNë datën 27 dhe 28 prill të vitit 1999, në fshatrat në perëndim të Gjakovës në Kosovë, është zhvilluar një operacion i gjerë i përbashkët i Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ) dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), me emrin Reka. Gjatë këtij operacioni, pjesëtarët e forcave serbe kanë vrarë së paku 350 civilë shqiptarë të Kosovës, kurse me mijëra sish janë deportuar në Shqipëri. Trupat e 309 të vrarëve janë gjetur në vitin 2001 në varrezat e fshehta  masive në periferi të Beogradit. Sulmi i forcave serbe ndaj popullatës civile në luginën e Rekës, sipas numrit të viktimave,  është krimi më i rëndë i kryer ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë dhe është një nga më të mëdhenjtë në luftërat në ish Jugosllavi gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Share

Gjykimi për krimin në Tërnj – drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Gjykimi për krimin në Tërnj – drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

post_trzPër pothuajse dy vite nga ngritja e aktakuzës për krim të luftës në lëndën Tërnj janë mbajtur vetëm ditë të gjykimit, derisa Ministria e Mbrojtjes, që nga fillimi i gjykimit, refuzon për të vepruar sipas vendimit përfundimtar të të autorizuarit të plotfuqishëm për informata të rëndësisë publike (I autorizuari) si dhe për të informuar publikun për statusin momental të dy të akuzuarve në Ushtrinë e Serbisë (US). Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) e thekson se vonimi i fillimit të gjykimit, përkatësisht veprimi joligjor i ministrisë, i degradojnë gjykimet për krime të luftës të kryera gjatë viteve nëntëdhjetë dhe i dekurajojnë viktimat, të cilat janë duke e   pritur drejtësinë 16 vite.

Share

Kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të policisë për krimin kundër 53 civilëve shqiptarë në Poklek

Kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të policisë për krimin kundër 53 civilëve shqiptarë në Poklek

krivična_prijavaFondi për të drejtën humanitare (FDH) më 17 gusht 2015 ka paraqitur kallëzimin penal për krim të luftës ndaj dy pjesëtarëve të panjohur të njësitit të 86-të të Njësive Speciale të Policisë (NjSP) të Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë (MPB), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se më 17 prill 1999 në fshatin Poklek (komuna e Gllogovcit) i kanë vrarë 53 civilë shqiptarë, në mes të të cilëve edhe 24 femra dhe 23 fëmijë. Gjithashtu janë kallëzuar ish-komandanti i njësitit të 86-të të NjSP-së, Dragan Obradoviqi, si dhe komandanti i çetës së cilës kryerësit i përkisnin, përkatësisht për mosparandalimin dhe mosndëshkimin e kryerësve të krimit.

Share

Përse gjykimet për krimet e luftës në Serbi fshihen nga publiku?

Përse gjykimet për krimet e luftës në Serbi fshihen nga publiku?

post_visi_sudKryetari i Gjykatës së Lartë në Beograd ia ka ndaluar Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) incizimin e mbrojtjes publike të aktgjykimit të shkallës së parë në lëndën Beli Manastir pa arsyetim lidhur me arsyet e vendimit të tillë. Vendimi i këtillë i kryetarit të gjykatës është praktikë e gjykatave që të kufizojnë shikimin nga ana e publikut në gjykimet për krimet e luftës në Serbi, me çka në masë të madhe zvogëlohen shanset për dialog shoqëror dhe ballafaqim me krimet e kryera gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit XX.

Share

Prezantohet Modeli i strategjisë së procedimit të krimeve të luftës

Prezantohet Modeli i strategjisë së procedimit të krimeve të luftës

post_model_konferencijaFondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka prezantuar sot Modelin e Strategjisë për procedimin e Krimeve të luftës të kryera gjatë dhe lidhur me konfliktet e armatosura në ish Jugosllavi (Modeli i Strategjisë).

Share