Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka ngritur kallëzim penal me datën 26 dhjetor 2013 kundër Bozhidar Deliq, ish-komandant të Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO 549 UJ), Radivoj Paravinja, komandant i Grupit luftarak 3 dhe disa pjesëtareve të paidentifikuar e BRMO 549 UJ-ës me dyshimin se kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile në fshatin Landovicë (komuna e Prizrenit) me 26 mars të vitit 1999.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) kërkon nga komandanti i xhandarmërisë, Milenko Bozovic dhe nga drejtori i policisë Milorad Veljovic që të shfrytëzojnë mundësitë ligjore dhe të shkarkojnë nga detyra, deri në përfundimin i procedurës, oficerin e xhandarmërisë Vladan Krstovic, të akuzuarin për krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës në Lubeniq me 1 prill të vitit 1999.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH ) kërkon nga Lubisha Dikoviqi shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë që ti largoj nga Forcat e Armatosura të Serbisë Pavle Gavriloviçin dhe Rajko Kozlina të akuzuar për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në Tërrnjë më datën 25 mars të vitit 1999 deri në përfundim të procedurës.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka ngritur kallëzim penal kundër gjashtë oficerëve dhe pjesëtarëve të Brigadës së Motorizuar 125 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO 125 UJ), komandantit të Repartit 24 të Njësitit Special të Policisë (NJSP) dhe disa pjesëtarëve të paidentifikuar të Ushtrisë Jugosllave (UJ) dhe Repartit 24 të NJSP mbi dyshimin se ata kanë urdhëruar apo kryer vrasjen e 78 meshkujve – shqiptarë të Kosovës në fshatin Kralan (komuna e Gjakovës) me datën 4 prill të vitit 1999. Midis personave të përfshirë në kallëzim janë ish-komandanti dhe ish-kryeshefi i Shtabit të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ-së, Dragan Zhivkoviq dhe Gjorgje Nikoliq, ish-komandanti i Repartit 24 të NJSP, Zharko Brakoviq, dhe zëvendës-komandanti i Grupit Luftarak 5 të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ-së, Robert Shmajcel, zëvendës komandant i grupit luftarak 5 të BRMO 125 UJ.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) me datën 02.07.2013 parashtroi pranë Prokurorisë për Krime të Luftës në Republikën e Serbisë, kallëzim penal kundër Dushko Shljivanqaninit ish-komandantit të Batalionit Kufitar 53 të Ushtrisë Jugosllave (UJ) tani përfaqësues i komandantit të Qendrës për trajnim të forcave tokësore të Ushtrisë së Serbisë dhe Vasilije Rangelovit, kapterit të UJ, komandantin e karaullës në Goden dhe disa pjesëtarë të panjohur të Batalionit Kufitar 53 të UJ për krime lufte kundër civilëve të kryera me datën 25.03.1999 në fshatrat dhe Zylfaj/Zulfaj dhe Goden (komuna Gjakovë/Đakovica).