Humbjet njerëzore në konfliktet e armatosura në ish Jugosllavi

Projekti Humbjet njerëzore në konfliktet e armatosura në ish Jugosllavi  është menduar si një regjistrim i viktimave të krimeve të luftës, i pjesëtarëve të vrarë të formacioneve të armatosura gjatë aksioneve luftarake dhe i personave të zhdukur gjatë luftës ose në lidhje me të. Sipas vlerësimeve nga më shumë burime të pavarura, në luftërat në ish Jugosllavi janë vrarë rreth  130.000 njerëz. Sipas të dhënave të Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq (KNKK), të datës 30 gusht të vitit 2012, ende bëhen kërkime për mbetjet mortore të 12.656 personave. Për 1.762 persona të zhdukur është vërtetuar se janë vrarë – lokacionet e varrezave të tyre janë të njohura, por nuk janë të zhvarrosur. Fati i  10.894 personave ende është i panjohur.

 

Bosnjë e Hercegovinë 8.603 persona edhe më tutje konsiderohen si të zhdukur. Republika e Kroacisë ende i kërkon 2.282 persona, të zhdukur në periudhën 1991–1995. Numri i tërësishëm i personave të zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë, sipas KNKK, është 1.771, përkatësisht 1.842 sipas Fondit për të Drejtën Humanitare. Të dhënat e FDH-së tregojnë se në mesin e të zhdukurve, shqiptarë janë 1.326, kurse 516 janë serb, romë dhe pjesëtarë të tjerë të bashkësive etnike jo-shqiptare.

 

Regjistrimi emër për emër i të gjithë të vrarëve dhe i të zhdukurve në luftëra në ish Jugosllavi zhvillohet si projekt rajonal, në realizimin e të cilit marrin pjesë FDH, FDH Kosovë, Documenta dhe Qendra hulumtuese-dokumentuese (QHD), që në muajin gusht të vitit 2012 e ka përfunduar regjistrimin e të vrarëve dhe të të zhdukurve në luftë në BeH. Sipas të dhënave të QHD, në konfliktet e armatosura në BeH, në periudhën 1992–1995, janë vrarë rreth 95.000 shtetas të BeH.

Share