Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike për Krime Lufte të Republikës së Serbisë, kundër Slobodan Pajiq dhe Vlastimir Bećarević, ish-oficerë të Brigadës së Parë të Këmbësorisë Biraç të Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS).Me dyshimin e arsyeshëm se ata kanë urdhëruar dhe/ose kanë kryer krime lufte në komunat Vlasenicë dhe Kalesija gjatë muajve majit dhe qershorit 1992.
Kallëzimet penale kundër Pajiq dhe Bećarević janë rezultat i hulumtimit të Fondit për të Drejtën Humanitare për krimet e luftës të kryera në zonën e përgjegjësisë së Brigadës së Parë të Këmbësorisë Biraç nën komandën e Svetozar Andrić. FDH-ja i prezantoi publikut gjetjet e këtij hulumtimi në fund të shkurtit 2024 në Dosjen “Svetozar Andrić”. Brigada e Parë e Këmbësorisë Biraç e Ushtrisë së Republikës Srpska, e formuar në maj 1992, mori pjesë në dëbimin e popullatës joserbe nga komunat e Zvornikut, Vlasenicës dhe Kalesija, vrasjen e civilëve gjatë okupimit të territorit, djegien dhe shkatërrimin e fshatrave.