Serbi nga Kosova u lirua për krimet e luftës në Kamenicë

Serbi nga Kosova u lirua për krimet e luftës në Kamenicë

fdh_kosovo_logoNë datën 05 shkurt të vitit 2024 trupi gjykues i Departamentit Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës/Priština ka shpallur aktgjykimin lirues kundër të pandehurit Zllatan Arsiq lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile.

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK), i cili monitoroi këtë proces gjyqësor, shpreh vlerësimin se trupi gjykues ka mbajt një proces të drejtë gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm. Shqyrtimi gjyqësor në këtë rast përfundoi brenda (3) muajve.


Share

Serbi Dushko Arsiq dënohet me 13 vite burgim për krimet e luftës në Kosovë

Serbi Dushko Arsiq dënohet me 13 vite burgim për krimet e luftës në Kosovë

fdh_kosovo_logoNë datën 02 shkurt të vitit 2024 trupi gjykues i Departamentit Special të Gjykatës Themelore të Prishtinë e ka shpallur aktgjykimin kundër të pandehurit Dushko Arsiq me të cilin e ka shpallur fajtor për krime lufte kundër popullatës civile dhe e ka dënuar me 13 vite burgim.

Sipas gjykatës i pandehuri Dushko Arsiq në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe gjatë periudhës janar – qershor 1999 ka marrë pjesë në dëbimin, plaçkitjen, djegien e pronës, keqtrajtimin dhe vrasjen e civilëve shqiptarë në komunën e Prishtinës/Priština, e me theks të veçantë në keqtrajtim të Artan Krasniqit.


Share