Oficerët dhe ushtarët e UJ dënohen për krime të luftës të kryera në Kosovë

Trupi Gjykues i Gjykatës së Lartë në Nish, me të cilin ka kryesuar gjykatësja Dijana Jankoviq, ka shqiptuar në datën 3.08.2012 aktvendimin ndëshkues për pjesëtarët e fajësuar të Ushtrisë së Jugosllavisë – oficerët Zlatan Mançiq dhe Radeta Radojeviqin, dhe ushtarët e rregullt, Danillo Teshiq dhe Mishel Seregi, për vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, të kryera në Kosovë në muajin prill të vitit 1999. Të akuzuarit nuk kanë qenë të pranishëm gjatë shpalljes së vendimit gjyqësor. Kryetarja e trupit gjykues i ka lexuar dënimet me burgosje, por nuk e ka lexuar arsyetimin e aktvendimit, duke konsideruar se „kjo nuk është e nevojshme, sepse të akuzuarit nuk janë të pranishëm dhe në mënyrë që pa nevojë të mos i lodh të pranishmit“.


Share

Tomislav Stojkoviq nuk është i denjë për të qenë gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Serbisë

Fondi për të Drejtën Humanitare, në datën 11 shkurt të vitit 2011 e ka filluar iniciativën për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Serbisë, Tomislav Stojkoviqin për shkak të dyshimit se është i përfshirë në rrëmbimin e avokatit Teki Bokshi, shqiptar nga Kosova. Në iniciativë e vet, të dorëzuar ish kryetarit të Republikës së Serbisë, Boris Tadiqit, ish kryetares së Kuvendit Popullor Slavica Xhukiq-Dejanoviq, ish ministres së Drejtësisë Snezhana Maloviq, ministrit të Punëve të Brendshme Ivica Daçiqit dhe Asamblesë së Përgjithshme të Gjykatës së Kasacionit të Serbisë, FDH ka kërkuar shkarkim të gjykatësit Stojkoviq dhe konfirmim të përgjegjësisë së tij penale.

Share

“Kush mund t’i fshijë gjurmët” Roli i arkivave në promovimin e të drejtave të njeriut

Në kuadër të kursit veror të Universitetit të Evropës Qendrore ‘Politika dhe praktikat në qasjen arkivave digjitale’, i cili është mbajtur nga data 2 deri në datën 6 korrik të vitit  2012 në Budapest, është organizuar një panel i diskutimeve mbi rolin e arkivave në mbrojtjen dhe në promovimin e të drejtave të njeriut. Fondin për të Drejtën Humanitare në këtë tubim e ka përfaqësuar arkivistja Stana Tadiq. Në panel kanë marrë pjesë edhe Gabriela Gavran, menaxhere e bazës së të dhënave të krimeve të luftës të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Zagrebit, Gabriella Ivacs, arkivistja kryesore e Arkivit të Shoqërisë së Hapur në Budapest, Nikolla Mokroviq, arkivist i Documente nga Zagrebi dhe Alice Nemcova, hulumtuese –koordinatore e OSBE-së.


Share