Pajtimi i fshehur: Si flasin njerëzit për krimet e luftës

Pajtimi i fshehur: Si flasin njerëzit për krimet e luftës

Kostovicova - slikaRishikim libri: Denisa Kostovicova, Pajtimi i fshehur: Si flasin njerëzit për krimet e luftës (Reconciliation by Stealth: How People Talk about War Crimes, Cornell University Press, 2023)

Jasna Dragović – Soso

Kur bëhet fjalë për Ballkanin pas konfliktit, ka botime të shumta në fushën e drejtësisë tranzicionale. Rajoni ka qenë, siç e theksojmë Eric Gordy dhe unë më shumë se 10 vjet më parë, një “laborator i vërtetë i nismave të drejtësisë tranzicionale”, ndonëse mendoj se do të ishte e drejtë të thuhet se vëmendja më e madhe e publikut është përqendruar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavisë. Në këtë kontekst, vlen të theksohet se në dhjetëvjetëshat e fundit ka pasur disa nisma të komisioneve të së vërtetës, në nivel kombëtar dhe në atë lokal dhe, mbi të gjitha, ka pasur një nismë rajonale të filluar nga Koalicioni për KOMRA-n, i njohur si rrjet i mbi 2000 organizatave dhe individëve të shoqërisë civile. Nga të gjitha këto nisma të ndryshme, KOMRA ka qenë deri më tash projekti më origjinal dhe, në të njëjtën kohë, më i qëndrueshëm – i realizuar në një hark kohor prej më shumë se një dhjetëvjetëshi, duke përfshirë, siç thekson “Pajtimi i fshehur”, vite të tëra konsultimesh me aktorë të ndryshëm anë e kënd rajonit. Prandaj, ka shkaktuar interes të konsiderueshëm dhe kërkime akademike, të cilat kanë prodhuar vlerësime të ndryshme të procesit dhe ndikimit të projektit. Si të pozicionohet libri i Kostovicit në këtë literaturë?


Share