20 vjet më pas, kujtimet e masakrës në Kosovë torturojnë ende të mbijetuarit

20 vjet më pas, kujtimet e masakrës në Kosovë torturojnë ende të mbijetuarit
BalkanInsight_logoDy dekada pasi forcat serbe vranë 106 shqiptarë të Kosovës në fshatin Pastasel, dy burra që mbijetuan risjellin në mendje se si filluan ekzekutimet, si u masakruan të afërmit e tyre dhe si ata arritën të largoheshin.

Fusha pranë përroit në qendër të fshatit Pastasel është mbushur me shkurre gjatë kalimit të viteve.

Por gjatë ditëve të fundit, Tahir Krasniqi ka menduar vazhdimisht të marrë një sëpatë dhe të presë degët e mprehta, për të pastruar vendin ku dy dekada më parë ai dhe 118 civilë të tjerë u dërguan për t’u vrarë.

Pasditen e 31 marsit 1999, forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore serbe rrethuan këtë fshat prej rreth 100 shtëpish në komunën e Rahovecit, i cili në javët e mëparshme e kishte dyfishuar popullsinë e tij pasi shumë njerëz të zhvendosur nga fshatra të tjerë nga lufta kishin ardhur për t’u strehuar atje.


Share

20 vitë duke pritur drejtësinë dhe pranimin

20 vitë duke pritur drejtësinë dhe pranimin

bmi-thumbNë të dielën, më 24 mars, do të jetë 20 vitë nga fillimi i veprimeve sistematike të spastrimit etnik dhe të dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës, të zbatuara nga forcat e armatosura të armisë dhe të policisë serbe gjatë intervenimit të NATO-s në Republikën Federative të Jugosllavisë (RFJ). Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) i fton institucionet e Republikës së Serbisë të sigurojnë drejtësi për viktimat e krimeve të kryera në Kosovë, duke proceduar të gjithë përgjegjës pa marrë parasysh pozitën e tyre në kohën e kryerjes së krimeve ose brenda hierarkisë së sotme të pushtetit, si dhe me përkujtimin publik të vuajtjeve të tyre.

Sipas të dhënave të FDH-së dhe të Fondit për të Drejtën Humanitare të Kosovës, në periudhën nga 20 mars deri në 14 qershor të vitit 1999, forcat serbe në Kosovë kanë vrarë 6.872 civilë shqiptarë. Gjykata Penale Ndërkombëtarë për ish-Jugosllavinë (ICTY) gjeti se mbi 800.000 civilë shqiptarë u dëbuan, një numër ende i papërcaktuar i personave ishin ekspozuar ndaj torturës dhe abuzimit seksual, kurse u shkatërrua një pjesë e rëndësishme e pronës dhe e objekteve fetare të shqiptarëve të Kosovës.


Share