Fondi pёr tё drejtёn humanitare nё Kosovё (FDH Kosovё) me datёn 16 shkurt 2010 nё Malishevё/Mališevu ka bёrё prezantimin e tё dhёnave tё tё vrarёve, rёnёve dhё tё zhdukurve nё regjionin e kësaj komune gjatё periudhës sё luftёs nё vitet 1998-1999. Prezantimi i tё dhёnave ёshtё bёrё nё sallёn e kuvendit komunal tё Malishevёs/Mališevo ndërsa tё pranishëm ishin mё tёpёr se 90 anёtarё tё familjarёve tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve.
Gjykata Supreme e Kosovës, në panelin e kombinuar gjyqësor të cilin e kryesonte gjykatësi ndërkombëtar Emilio Gatti, më 19.01.2010, e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prizren, me të cilin i akuzuari Gani Hajzeraj u dënua me kusht me burg në kohëzgjatje prej 6 muajsh për shkak të pjesëmarrjes në trazirat e marsit në vitin 2004 në Prizren. Dënimi i të akuzuarit nuk do të përmbushet nëse ai në afatin prej 12 muajsh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit nuk e kryen ndonjë vepër tjetër penale.