Rifillon Programi i Komunikimit dhe Ndërgjegjësimit për Nxënësit e Shkollave të Mesme
Programi i Tribunalit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim nisi sot një cikël të ri të paraqitjes së suksesshme të ligjëratave të veta në shkollat e mesme të Kosovës për vitin shkollor 2010 – 2011.
Programi i mbështetur prej Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, përfshin një sërë ligjëratash në 15 shkolla të mesme(gjimnaze) gjatë semestrit vjeshtor dhe dimëror të vitit shkollor si pjesë e lëndës Edukimi Qytetar.