Në konferencë për shtyp të mbajtur më 6. Qershor në Beograd, Koalicioni kundër diskriminimit ka shprehur mbështetje të plotë Belgzim Kamberit, kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc, ndaj të cilit Prokuroria Themelore në Vrajë ka ngritur padi penale për shkak të kritikes publike të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritarëve në Serbi.