Poseta norveških parlamentaraca FHP

Në dispozicion në Englishsrpski.

Share

Koalicioni për KOMRA thërret për ndërprerjen e heshtjes mbi varrezat e fshehta dhe fatin e të pagjeturve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të pagjeturve, koalicioni për KOMRA i thërret qeveritë e vendeve të ish-Jugosllavisë që ta ndërpresin heshtjen mbi varrezat e fshehta, sepse ajo më së shumti i kontribuon mbajtjes së kulturës së heshtjes publike lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

Share

Oficerët dhe ushtarët e UJ dënohen për krime të luftës të kryera në Kosovë

Trupi Gjykues i Gjykatës së Lartë në Nish, me të cilin ka kryesuar gjykatësja Dijana Jankoviq, ka shqiptuar në datën 3.08.2012 aktvendimin ndëshkues për pjesëtarët e fajësuar të Ushtrisë së Jugosllavisë – oficerët Zlatan Mançiq dhe Radeta Radojeviqin, dhe ushtarët e rregullt, Danillo Teshiq dhe Mishel Seregi, për vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, të kryera në Kosovë në muajin prill të vitit 1999. Të akuzuarit nuk kanë qenë të pranishëm gjatë shpalljes së vendimit gjyqësor. Kryetarja e trupit gjykues i ka lexuar dënimet me burgosje, por nuk e ka lexuar arsyetimin e aktvendimit, duke konsideruar se „kjo nuk është e nevojshme, sepse të akuzuarit nuk janë të pranishëm dhe në mënyrë që pa nevojë të mos i lodh të pranishmit“.


Share