Kryetari i Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikoliqi e ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Beogradit Sinisha Vazhiqin si të dërguarin e tij personal në Grupin Rajonal të Ekspertëve për KOMRA-n. Kryetari i Kroacisë Ivo Josipoviqi në këtë post tashmë e ka emëruar Zllata Gjurgjeviqin, profesoreshën e rregullt të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Zagrebit; kryetari i Maqedonisë e ka emëruar Gjorge Ivanov Luben Arnaudoskin, zëvendëssekretarin e përgjithshëm për çështje juridike dhe organizative në kabinetin e kryetarit të Maqedonisë; kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviqi, dekanen e Fakultetit të Shkencave Politike në Podgoricë dhe këshilltare e tij personale për të drejta të njeriut dhe të pakicave, Sonja Tomoviq-Shundiqin; presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, këshilltarin e saj personal për çështje juridike Selim Selimin; anëtari i Presidencës së B dhe H, Bakir Izetbegoviqi e ka emëruar në këtë post Aljosha Çamparin, nënkryetarin e Sarajevës; kurse anëtari i Presidencës së B dhe H, Zheljko Komshiqi e ka emërtuar Goran Mihaljeviqin, ekspertin për çështje ligjore për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës si të dërguar personal për KOMRA-n. Të dërguarit e tyre personal ende nuk i kanë emëruar anëtari i tretë i Presidencës së B dhe H, Nebojsha Radmanoviqi dhe kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor.
BH gazetarët nga Bosnja dhe Hercegovina, Fondi për të Drejtën Humanitare, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kroaci dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Serbi kanë dërguar një letër të mbështetur nga më shumë se 100 organizata dhe individë nga rajoni i ish-Jugosllavisë, në lidhje me zhvillimet e fundit në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, për vëmendjen e Shkëlqesisë së Tij, Z. Ban Ki-moon, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Me datë 25 qershor 2013 Fondin për të Drejtën Humanitare kanë vizituar Mats Mattsson, shef i sektorit ekzekutiv të EULEX-it dhe Jaroslava Novotna, shefe e prokurorëve të EULEX-it. Me delegacioni e EULEX-t ka biseduar Sandra Orlović, drejtoreshë ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare. Temat e bisedimit kanë pasur të bëjnë me problemin në procesin e kërkimit të personave të zhdukur dhe procedimi i krimeve të luftës të shkaktuara gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë.
Gjykata e Lartë në Beograd me datën 21.06.2013, sërish pas rigjykimit dënoi Mark Kashnjetin me dy vjet burgim për krime lufte kundër civilëve të kryer më 14.06.1999 në Prizren / Prizren. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) konsideron që provat e ofruara nuk sugjerojnë që Mark Kashnjeti ishte përgjegjës për krimin me te cilin është i akuzuar dhe vendimin e karakterizojnë gabimet e gjykatës në vlerësimin e provave.