Në Serbi (pa Kosovë) dhe Mal të Zi që prej bombardimeve të forcave të NATO-s, kanë humbur jetën 275 persona dhe ate: 180 civilë, 90 pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave (UJ), pesë pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Përveç tre shtetas kinezë, të gjithë të tjerët ishin qytetarët e RFJ-ës. ”
Në Kosovë kanë humbur jetën 484 persona dhe ate: 267 civilë (209 shqiptarë të Kosovës dhe 58 jo-shqiptarë të Kosovës), 171 pjesëtarë të UJ-ës, 20 pjesëtarë të MPB-ës të Serbisë dhe 26 pjesëtarë të UÇK-ës (19 nga 26 pjesëtarë të UÇK-ës janë vrarë në bombardimet e NATO-s në burgun e Dubravës afër Istogut).
Këtu mund ta shihni listën individuale të humbjeve njerëzore.
Të hënën, në datën 24 mars, bëhen 15 vite nga fillimi i aksionit sistematik të spastrimit etnik dhe të dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës, të ushtruar nga ana e forcave të armatosura të ushtrisë dhe të policisë serbe gjatë intervenimit të NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë (RFJ). Fondi për të Drejtën Humanitare (FHP) iu bënë thirrje institucioneve të Republikës së Serbisë që viktimave të krimeve në Kosovë dhe familjeve të tyre t’ua sigurojnë drejtësinë, me procesuimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës, pa marrë parasysh pozitën e tyre në kohën e kryerjes së krimeve brenda hierarkisë së atëhershme të pushtetit, por edhe me ofrimin e satisfaksionit të drejtë për vuajtjen dhe pësimet e përjetuara.
Në dispozicion në srpski.