Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur
Në ditën e diel, në datën 30 gusht shënohet Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur, e cila e ka për detyrë për të ngritur vetëdijen për fatin e personave përdhunshëm të zhdukur. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) përkujton se sipas gjetjeve të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Përdhunshme (Komiteti) të vitit 2015, Serbia ka dështuar në kërkimin dhe në ndëshkimin e njerëzve përgjegjës për varrezat masive me trupat e shqiptarëve të Kosovës në Serbi, duke përfshirë këtu edhe persona të rangut të lartë si dhe në sigurimin reparacioneve për familjet e viktimave.
Fondi për të drejtën humanitare (FDH) më 17 gusht 2015 ka paraqitur kallëzimin penal për krim të luftës ndaj dy pjesëtarëve të panjohur të njësitit të 86-të të Njësive Speciale të Policisë (NjSP) të Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë (MPB), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se më 17 prill 1999 në fshatin Poklek (komuna e Gllogovcit) i kanë vrarë 53 civilë shqiptarë, në mes të të cilëve edhe 24 femra dhe 23 fëmijë. Gjithashtu janë kallëzuar ish-komandanti i njësitit të 86-të të NjSP-së, Dragan Obradoviqi, si dhe komandanti i çetës së cilës kryerësit i përkisnin, përkatësisht për mosparandalimin dhe mosndëshkimin e kryerësve të krimit.
Fondi për të Drejtën Humanitare në bashkëpunim me Shoqatën “Juristi” dhe Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, shpall konkurs për regjistrimin e gjeneratës së katërt të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale, që do të mbahet në Beograd nga data 16 deri në datën 23 tetor të vitit 2015
Në dispozicion në srpski.