Pritja shtetërore e Lazareviqit përbënë tallje me viktimat

Në datën 3 dhjetor të vitit 2015 është kthyer në Serbi nga vuajtja e dënimit me burgosje për krimet e kryera kundër njerëzimit ish komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ), Vlladimir Llazareviqi. Kthimi i tij është organizuar me shpenzimet e Republikës së Serbisë dhe në përcjellje të dy ministrave të qeverisë, kurse në aeroport e kanë pritur edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDFH) e vë në spikamë se me nderimet shtetërore që i janë bërë një të dënuari për krimet më të rënda ndaj të drejtës vendore dhe ndërkombëtare institucionet e Serbisë janë tallur me viktimat shqiptare të krimeve të kryera nga ushtria dhe policia në Kosovë dhe e kanë demonstruar besnikërinë e qartë për vlerat anticivilizuese të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.