Pa pranimin e fakteve për krimet e vërtetuara me anë të gjyqit deklaratat mbi pajtimin nuk janë të besueshme

Pa pranimin e fakteve për krimet e vërtetuara me anë të gjyqit deklaratat mbi pajtimin nuk janë të besueshme

Logo FHP Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i KB) me anë të vetos, të cilën e ka deponuar Federata Ruse në seancën e mbajtur në datën 8 korrik të vitit 2015, e ka refuzuar propozimin e Rezolutës së Britanisë së Madhe me rastin e 20 vjetorit nga gjenocidi në Srebrenicë. Votimit i ka paraprirë një periudhë prej një muaji të negociatave intensive midis anëtarëve të përhershëm të KS të KB me qëllim të përpilimit të një teksti të kompromisit të rezolutës. Gjatë kësaj periudhe, përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore të Serbisë, me anë të thirrjeve publike dhe me aktivitetet diplomatike të orientuara drejt pengimit të miratimit të rezolutës së propozuar, i kanë shkaktuar dëm procesit të pajtimit në rajonin e ish Jugosllavisë dhe i kanë diskretituar paraqitjet dhe deklaratat e mëhershme publike të përfaqësuesve të Serbisë për përkushtimin e tyre ndaj procesit të pajtimit dhe zisë për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Share