FDH mbi personat e pagjetur në takimin e OSBE-së

FDH mbi personat e pagjetur në takimin e OSBE-së

osze-odihr-logoNë kuadër të takimit vjetor të Zyrës së OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtave të njeriut Implementimi i obligimeve nga fusha e dimensionit njerëzor të OSBE-së, të premten, në datën 25 shtator të vitit 2015 është mbajtur ngjarja përcjellëse kushtuar luftës kundër zhdukjeve të përdhunshme në rajonin e OSBE-së. Takimin me titullin Lufta kundër zhdukjeve të përdhunshme në rajonin e OSBE-së – përparimi dhe e ardhmja e kanë organizuar ministritë e punëve të jashtme të Norvegjisë, Zvicrës, Francës dhe Holandës. Në emër të Fondit për të Drejtën Humanitare, Jelena Krstiq ka prezantuar përpjekjet që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të vërtetohet fati i personave të pagjetur, të cilët janë zhdukur në kontekstin e konfliktit të armatosur në ish Jugosllavi. Në takim kanë marrë pjesë edhe kryesuesi i Komitetit të KB-ve për zhdukjet e përdhunshme, profesori Emanuel Deko (Emmanuel Decaux), profesori në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Osllos dhe ish kryesuesi i Grupit Punues të KB-ve për paraburgimin arbitrar Mads Andenas (Mads Andenaes), si dhe Bajram Shikmuradov (Bayram Shikhmuradov) nga Turkmenistani.

Share

Gjykata në mënyrë të kundërligjshme përjashtoi publikun nga gjykimi i Natasha Kandiqit dhe FDH-së pas padisë nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë.

Gjykata në mënyrë të kundërligjshme përjashtoi publikun nga gjykimi i Natasha Kandiqit dhe FDH-së pas padisë nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë.

Fond_Logo_200_200

Gjyqtarja Gordana Arangjelloviq, kryesuese e panelit gjyqësor në procedurën civile kundër Natasha Kandiq dhe FDH-së [padia e gjeneralit Dikoviq për shpifje dhe fyerje të nderit], në seancën e sotme (15.09.2015) mori vendim të përjashtojë publikun, me arsyetimin se salla është e vogël dhe se nuk ka vend për gazetarët. E paditura e parë, Natasha Kandiq, përfaqësuesja ligjor e FDH-së, Sandra Orlloviq dhe avokati Vlladimir Gajiq u larguan nga salla e gjyqit, duke thënë se vendimi nuk është bazuar në arsyet e përcaktuara me ligj dhe se paraqet një shkelje thelbësore të procedurës dhe parimeve të gjykimeve publike. Sot ishte planifikuar që Natasha Kandiq të shtroj pyetje gjeneralit Lubisha Dikoviq. Këtu mund të shihni padinë e dorëzuar nga Lubisha Dikoviq si dhe procesverbalin e seancës të mbajtur më datën 18.02.2015 dhe 19.05.2015.

Share