S.N. qëndron e ulur në buzë të një divani, buzët i dridhen ndërsa kujton ngjarjet e 21 prillit 1999, kur ajo ishte në mesin e rreth 300 grave dhe fëmijëve të grumbulluar nga forcat serbe në një shkollë në fshatin malor të Dragaqinës në Kosovë. Fjalët nuk vijnë lehtë.
“Për tre ditë, çdo ditë, ata na çuan një nga një në klasën tjetër”, tha ajo. “Kjo ndodhte dy ose tre herë në ditë.”