Raporti i FDH Kosovë: Dëshmitarët ende thembra e Akilit në gjykimet e profilit të lartë

Kosovo_report_2013_coversNë kuadër të projektit Monitorimi i gjykimeve për krime të luftës dhe vepra penale me prapavijë politike dhe etnike, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) edhe gjatë vitit 2013[1] ka vazhduar me monitorimin sistematik dhe me analizën e rrjedhës së proceseve më të rëndësishme gjyqësore në Kosovë, duke e pasur parasysh faktin se ajo has në një interesim të madh të opinionit publik dhe profesional, të vëzhguesve, të mediave të shkruara dhe elektronike, të shoqërisë civile dhe sektorit joqeveritar, si dhe të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Share

Drejtësia tranzicionale në vendet post-jugosllave – Raport për vitin 2010-2011

Temë e këtij raporti janë ngjarjet e rëndësishme nga fusha e drejtësisëtranzicionale në shtetet e ish RSFJ-së: proceset gjyqësore për krimet e luftës të kryera gjatë periudhës 1991-1999, reformat institucionale që kanë të bëjnë me lustracionin, qëndrimi i institucioneve dhe publikut ndaj të dënuarve, raportimi i mediave për krimet e luftës, komisionet e së vërtetës, punae organizatave të shoqërisë civile në dokumentimin e fakteve mbi krimet e luftës, zgjidhjaeçështjes së personave të zhdukur, kthimi i refugjatëve, reparacionet, monumentet përkujtimore etj.


Share