Kompensim prej 380.000 dinarësh për shqiptarin nga Kosova për 480 ditë të torturës dhe të sjelljes çnjerëzore

Gjykata e parë themelore në Beograd ka sjellë aktgjykimin, me të cilin ka vërtetuar se Republika e Serbisë bartë përgjegjësinë për keqtrajtimin dhe sjelljen çnjerëzore, të cilat pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë  (MPB e Serbisë) i kanë kryer ndaj Mustafë Kolgecit, shqiptarit nga Suhareka, gjatë paraburgimit në periudhën nga muaji shtator i vitit 1998 e deri në muajin janar të vitit 2000. Gjykata i ka urdhëruar Republikës së Serbisë që, për shkak të kësaj, në emër të kompensim it jomaterial, t’ia paguajë 380.000 dinarë, kurse kërkesën për zhdëmtim për shkak të paraburgimit të paligjshëm në kohëzgjatje prej 16 muajsh e ka shpallur të vjetruar. FDH konsideron se vendim i gjykatës është i padrejtë dhe në shpërputhje me vuajtjet, të cilave Kolgeci në vazhdimësi iu është shtruar gjatë 16 muajve, dhe se kjo është vazhdim i praktikës së gjykatave serbe që drejtësinë për viktimat e shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë të nëntëdhjetave, për të cilat janë përgjegjës pjesëtarët e forcave serbe, t’ia nënshtrojë interesave të shtetit dhe buxhetit të tij.


Share

Dëgjim i përsëritu i motrave Bogujevci

Para Gjykatës së Lartë në Beograd ka vazhduar procedura për kompensimin e dëmit, të cilën e ka filluar Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në muajin gusht të vitit 2008 kundër Republikës së Serbisë në emër të motrave  Saranda, Jehona dhe Lirie Bogujevci, të cilat janë plagosur rëndë në krimin, të cilin e kanë kryer pjesëtarët e njësisë “Akrepat” (Škorpioni) të formacionit rezervë të MPB-së së Serbisë në Podujevë në datën 28 mars të vitit 1999.


Share

Gjykatat në Serbi sjellin vendime gjyqësore me kompensime përulëse në të holla për viktimat joserbe

Gjykata e parë themelore në Beograd ka sjellë vendimin gjyqësor, me të cilin e ka obliguar Republikën e Serbisë që t’ua paguajë kompensimin në shumën prej 1,3 miliona dinarësh pesë shqiptarëve nga Kosova, për shkak të paraburgimit të tyre të paligjshëm, prej 8 deri në 17 muaj, si dhe për shkak të keqtrajtimit që iu është bërë nga ana e pjesëtarëve të MPB-së së Serbisë dhe Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ). FDH konsideron se gjykimet në Republikën e Serbisë po vazhdojnë me praktikën e vendimeve gjyqësore përulëse dhe me kompensimet e padrejta në të holla për shkeljet e të drejtave të njeriut në të kaluarën. FDH do t’ia deponojë ankesën gjykatës, kurse nga qeveria e re do të kërkojë që ta vendos standardin e kompensimit të drejtë për shkeljen e të drejtave të njeriut në të kaluarën, me të cilin, de facto, do të hiqet diskriminimi i viktimave joserbe.


Share

Degjimi i viktimave të burgosjes së paligjshme të Rrahman Elshanit dhe Bekim Istogut

Të hënën, në datën 21 maj të vitit 2012, Rrahman Elshani dhe Bekim Istogu, i kanë dhënë deklaratat e tyre para Gjykatës së Parë Themelore në Beograd në procedurën për kompensimin e dëmit kundër Republikës së Serbisë e për shkak të përgjegjësisë së saj për ndalimin e paligjshëm dhe torturën, të cilën e kanë përjetuar në vitet 1999 dhe 2000. FDH, në emër të Elshanit dhe Istogut, ka filluar procedurën në datën 26 prill të vitit 2010.


Share

Dëgjimi i Hazir dhe Ramë Topallit, viktimave të torturës dhe paraburgimit të paligjshëm

Më 24 Prill 2012 para Gjykatës së Parë Komunale në Beograd janë dëgjuar Hazir dhe Ramë Topalli, viktima të torturës dhe paraburgimit të paligjshëm në vitin 1999. FDH me 24 Shkurt vitit 2010 në emër të tyre inicioi procedurën për realizimin e të drejtës për kompensim kundër shtetit të Serbisë për shkak të përgjegjësisë së saj për paraburgim të paligjshëm dhe të torturim të mbijetuar.
Hazir Topalli ishte 15 vjeçar kur në vitin 1999 nga Bajicë/Banjica [komuna Gllogoc/ Glogovac] për shkak të forcave serbe me familje iku në Çikatove e Rë/Novo Čikatovo. Pas disa ditësh, me 28 Maj, pjesëtarët e UJ-së filluan t’i largojnë meshkujt nga shtëpitë për t’i dërguar në Gllogoc/Glogovac. Gjatë terë rrugës i detyruan të këndojnë këngë serbe dhe i rrihnin. Kur i dërguan deri tek një lum i detyruan të zhyten nëpër baltë.
Kur arritën në qendër të Gllogocit/Glogovac, policët dhe ushtarët filluan t’i legjitimojnë.

Kur Haziri iu tha se është 15 vjeçar, filluan ta fyen duke i thënë se është terrorist. Të gjithë njerëzit nga grupi në të cilin ishte Haziri u vendosën në një lokal dhe kohë pas kohe kanë ardhur policët për ti rrahur të burgosurit. Hazirit ia thyen nën bërrylin e djathtë. Në këtë lokal kanë kaluar natën, dhe pastaj të nesërmen i bartën me autobus në burgun e Lipjanit/Lipljan. Gjatë transportit gjatë gjithë kohës policët i kanë rrahur.

Kur arritën në burg, duhej të kalonin një “sprovë”. I rreshtuan me fytyrë kah muri dhe i goditën me shkopinj në shpinë dhe kokë. Në burgun e Lipjanit Haziri kaloi 12 ditë. Ushqimi dhe kushtet higjienike ishin shumë të vështira. Policët i rrihnin për çdo ditë. Ujë nuk iu jepnin. Nuk iu lejuan të shkojnë në tualet dhe flinin në beton. Kur filloi tërheqja e ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova, të gjithë të burgosurit nga burgu i Lipjanit i kanë futur në autobusë për t’i transportuar në burgjet e Serbisë.
Hazirin e dërguan në burgun e Pozharevcit. Rrugës për në Pozharevc, duart i kanë pasur të lidhura, nuk ju kanë dhënë ujë megjithëse ishte shumë e nxehtë dhe policët që e mbanin sigurimin në autobusët ishin të dehur dhe i torturuan të burgosurit. Në Pozharevc kanë arritur gjatë natës. Ndërsa zbrisnin filluan t’i rrihnin policët dhe të burgosurit. Hazirin me duar të lidhura e vendosen në qeli në të cilën kishte vetëm një batanije. Duke e torturuar fizikisht në baza ditore, policia i thoshte se tani është në Serbi dhe që e tërë familja e tij qëndron në Kosovë dhe kurrë më nuk ka për t’i parë. Haziri kurrë nuk ka dal para gjykatësit hetues, as ndaj tij nuk është ngritur padi penale. Nga burgu u lirua me 19 Nëntor vitit 1999, pas gjashtë muaj të paraburgim të paligjshëm.

Si rezultat i paraburgimit të paligjshëm dhe torturimit të mbijetuar, Haziri sot përballet me probleme të rënda shëndetësore, si mendore ashtu dhe fizike..

Ramë Topalli u arrestua më 28 Maj të vitit 1999 në fshatin Çikatovë e Rë /Novo Cikatovo. Ramën dhe disa meshkuj tjerë, pjesëtarë e forcave serbe i rreshtuan pranë një muri për t’i rrahur me shkopinj gome. Pas kësaj i urdhëruan që të lëvizin në drejtim të Gllogovcit/ Glogovac, ku në qendër të qytetit në afërsi të një rrokaqielli filluan t’i legjitimojnë dhe pastaj i futen në një bar.
Ndërsa ishin të mbyllur në këtë lokal, policët vinin për t’i rrahur njerëzit që ishin brenda. Kur filluan t’i transportojnë për në Lipjan, të gjithë burgosurit i rrihnin në autobus. Kushtet në burg ishin shumë të vështira, një numër i madhe i të burgosurve flinte në një dhomë të vogël. Torturat ishin të përditshme. Kushdo që u përpiqej të shkonte në tualet e rrihnin. Në mëngjes të datës 10 Qershor, rojet i nxorën të burgosurit dhe me një litar iu lidhen duart dhe i vunë në autobus. Autobusi në të cilin ishte Rama së pari arriti në burgun e Nishit e prej aty pastaj e dërguan në burgun e Pozharevcit.
Në Pozharevc kanë mbërri natën vonë. Para se të hyjnë në burg, Rama dhe të tjerët duhej të kalonin nëpër një “sprovë” nëpër të cilën policia i rrahu me shkopinj gome dhe shqelma. Pasi që i mblodhën në një sallë të burgut, të gjithëve ju morën të dhënat dhe i vendosen në qeli. Rama u lirua në nëntor. Rojet e mblodhën një grup të burgosurve ku ishte dhe Rama, i urdhëruan t’i zhveshin të gjitha rrobat dhe atyre që kishin vendimet për burgosje iu morën. Pas kësaj ata u urdhëruan që të vishen dhe të shkojnë në autobus në oborr. Rama ka thënë se nuk ka qene në dijeni se ku janë duke i dërguar derisa nuk arritën në Merdar ku u pritën nga Kryqi i Kuq. Gjatë burgimit të paligjshëm, Rama nuk u soll para gjykatësit hetues dhe askush nuk e mori në pyetje. Vendimin për paraburgim që ja kishin dhënë pas arritjes në burgun e Pozharevcit ia morën para se të lirohet.
Rama sot ende vuan nga pasojat e shumta fizike dhe psikologjike të torturës dhe kohës së kaluar në paraburgim të paligjshëm.

Seanca e radhës është caktuar për datën 10 tetor 2012.

Share

Programi për kthimin e refugjatëve dhe personave të shpërngulur nga komuna e Pribojit është pranimi i parë zyrtar i padrejtësisë së kryer ndaj boshnjakëve në Sanxhak

Qeveria e Republikës së Serbisë, në datën 29.03.2012, ka miratuar programin për kthimin e refugjatëve dhe të boshnjakëve të shpërngulur nga komuna e Pribojit në periudhën 1991 – 1999 me porosinë e qartë ”se kurrë më nuk do të përsëritet dëbimi dhe shpërngulja e qytetarëve të saj për shkak të kërcënimeve, frikës dhe rreziqeve objektive për jetën, siç ka ndodhur në rastin me qytetarët e kombësisë boshnjake të komunës së Pribojit“.

Share