Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i KB) me anë të vetos, të cilën e ka deponuar Federata Ruse në seancën e mbajtur në datën 8 korrik të vitit 2015, e ka refuzuar propozimin e Rezolutës së Britanisë së Madhe me rastin e 20 vjetorit nga gjenocidi në Srebrenicë. Votimit i ka paraprirë një periudhë prej një muaji të negociatave intensive midis anëtarëve të përhershëm të KS të KB me qëllim të përpilimit të një teksti të kompromisit të rezolutës. Gjatë kësaj periudhe, përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore të Serbisë, me anë të thirrjeve publike dhe me aktivitetet diplomatike të orientuara drejt pengimit të miratimit të rezolutës së propozuar, i kanë shkaktuar dëm procesit të pajtimit në rajonin e ish Jugosllavisë dhe i kanë diskretituar paraqitjet dhe deklaratat e mëhershme publike të përfaqësuesve të Serbisë për përkushtimin e tyre ndaj procesit të pajtimit dhe zisë për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.
Të enjten me datën 30.03.2011 shënohen 12 vite nga krimi mbi 34 civil shqiptar në Joviq / Jović [Komuna Malishevës / Mališevo] të cilin e kreu Ushtria Jugosllave (UJ) dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë (MPBRS).
Gjatë bombardimeve të Republikës Federale të Jugosllavisë me datën 28 Mars 1999. njësiti rezervë si pjesë e MPM të Serbisë “Skorpinet “në aksion të spastrimit etnik të shqiptarëve nga Podujeva vranë 14 anëtarë të familjes Bogujevci dhe Duriqi.
Me datën 25 dhe 26.03.1999, në Krushë të Vogël [Komuna e Prizrenit, Kosovë], forcat serbe vranë 114 shqiptarë të Kosovës.