FDH-SN-015 FONDI: Dokumentacioni mbi pozitën e pakicave dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në territorin e Sanxhakut

PERIUDHA: 1991-2007.

BURIMET PRIMARE: Fondi për të Drejtën Humanitare, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, Novi Pazar, Partia e Aksionit Demokratik e Sanxhakut, Kuvendi Komunal i Pribojit, Kryqi i Kuq, Priboj, Qendra për Punë Sociale, Priboj, Këshilli Kombëtar Mysliman, Sanxhak, Organizata Liberale Boshnjake, Shoqata e Studentëve të Sanxhakut, Kuvendi Komunal i Sjenicës.

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  1 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacion mbi pozitën e pakicave dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në territorin e Sanxhakut: deklaratat e banorëve mbi dëbimin, vrasjen, rrëmbimet; regjistrat e personave të shpërngulur, regjistrat e shtëpive të plaçkitura; komunikatat për shtyp, të dhënat themelore mbi gjykimet në Sanxhak (gjykimet e myslimanëve për vepra politike); kërkesat për sigurimin e ndihmës humanitare; kërkesat për kthimin dhe kompensimin e dëmit; regjistrin e personave të kombësisë boshnjake, të cilët e kanë vuajtur torturën; raportet nga mbledhja e KK të Sjenicës mbi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe represionin policor nga viti 1992 e deri në vitin 2002.

SISTEMI I RENDITJES:  Renditja sipas parimit tematik.

Nuk pritet rritja e fondit

GJUHA:  Serbe

Share

FDH-SH-025 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e qytetarëve të Kroacisë për krime të luftës

PERIUDHA: 1999 – 2008.

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Varazhdin, Gjykata e Qarkut në Bjelovar, Gjykata e Qarkut në Zagreb, Gjykata e Qarkut në Vukovar (Kroaci).

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  9 kuti arkivore

PËRMBAJTJA:  Fondi përmban dokumentacion nga gjykimet e pjesëtarëve të kombësisë kroate për krime të luftës në territorin e ish  Jugosllavisë, të cilat i kanë përcjellë hulumtuesit dhe avokatët e FDH-së. Gjykimet janë zhvilluar në territorin e Kroacisë. Fondi përfshin periudhën prej vitit 1999 e deri më sot. Në kuadër të fondit gjenden materiale gjyqësore (aktakuza, aktgjykime, procesverbale të seancave kryesore, procesverbale nga dëgjimi i dëshmitarëve, procesverbale nga hetimi i të akuzuarve, raporte nga gjykimet, letra), artikuj gazetaresk dhe dokumentacion përcjellës.

https://www.hlc-rdc.org/wp-includes/js/tinymce/plugins/wordpress/img/trans.gif

SISTEMI I RENDITJES: sipas kutive të renditura sipas parimit gjeografik në raport me lokacionin e Gjykatës (sipas rendit alfabetik), kurse në kuadër të lëndëve – sipas parimit kronologjik (sipas datës)

Pritet rritja e fondit.

GJUHA:  Kroate

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1
•    Gjykim i pjesëtarëve të kombësisë kroate për krime të luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë, që për momentin mbahen para gjykatave të Qarkut në Zagreb dhe në Vukovar. Kutinë nr. 1 e përbëjnë: rasti «Cerna», të akuzuarit Tomislav Madi, Mario Juriq, Zoran Poshtiq, Davor Laziq dhe Mija Starçeviq; rasti «Selotejp» dhe «Garazhi», i akuzuari Branimir Glavash.

Kutia nr. 2
•    Gjykimi i pjesëtarëve të kombësisë kroate për krime të luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë, që për momentin mbahet para Gjykatës së Qarkut në Zagreb. Rasti «Xhepi i Medakut», të akuzuarit, Rrahim Ademi dhe Mirko Norac.

Kutia nr. 3
•    Gjykimi i pjesëtarëve të kombësisë kroate për krime të luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë para Gjykatës së Qarkut në Zagreb, gjykatës së Qarkut në Bjelovar dhe Gjykatës së Qarkut në Varazhdin. Kutinë nr. 3 e përbëjnë: rasti «Grupi i Bjelovarit», i akuzuari Luka Markeshiq, dhe rasti tjetër, Dinko Shakiq.

Share

FDH-RO-026 FONDI: Romët – raport mbi incidentin, raste të ndryshme të sulmeve në romët, e drejta në banim dhe diskriminimi, shpërngulja e romëve, e drejta në jetë dhe diskriminimi , deportimi i romëve nga Republika Federale e Gjermanisë, Konventa kundër Torturës – KKT

PERIUDHA: 1995-2003.

BURIMI PRIMAR: Prokuroria e parë publike komunale në Beograd, Prokuroria Publike e Qarkut, Valjevë; Gjykata Komunale në Vranje; Gjykata e Qarkut në Vranje; Gjykata Ushtarake në Beograd; Gjykata e Qarkut e Jagodinës; Prokuroria Publike Komunale, Novi Sad; Gjykata Themelore në Danilovgrad; Ministria e Punëve të Brendshme e RFMZ; Konsulata e Përgjithshme e Republikës Federale të Jugosllavisë.

VËLLIMI DHE MEDIUMI: 2  kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Romët –raport mbi incidentin, raste të ndryshme të sulmeve në romët, e drejta në banim dhe diskriminimi, shpërngulja e romëve, e drejta në jetë dhe diskriminimi , deportimi i romëve nga Republika Federale e Gjermanisë, Konventa kundër Torturës – KKT ( Raportet Iniciale të Qeverisë së Republikës së Jugosllavisë mbi zbatimin e Konventës së KB kundër torturës, dënimeve ose veprimeve të tjera të vrazhda, çnjerëzore ose degraduese për periudhën e viteve 1991-1996; Pakicat kombëtare: model i ligjit kundër diskriminimit; Qendra Evropiane për të drejtat e romëve; Konventa ndërkombëtare mbi heqjen e të gjitha formave të diskriminimit racor; Raporti i KB i Komitetit kundër Torturës (UN REPORT OF THE COMMITTEE AGAINST TORTURE); Ligji kushtetues kundër diskriminimit; Ligje të ndryshme dhe rregulla kundër diskriminimit racor.

https://www.hlc-rdc.org/wp-includes/js/tinymce/plugins/wordpress/img/trans.gif

SISTEMI I RENDITJES: Kronologjik, sipas datës

Pritet rritja e fondit

GJUHA: Serbe

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1
Romët, e drejta për jetë –Valjevë; Romët, e drejta për banim dhe diskriminimi – vëllezërit Alijeviq; Romët e shpërngulur – Beograd, Bunari Toshin; Shpërngulja, Shpati i Çukaricës (Čukarička padina), Rasti i Mileta Memisheviqit, vendbanimi Grmeç – rasti Lagum; romët në Vojvodinë-letra të qytetarëve të Somborit; Deportimi i romëve nga Republika Federale e Gjermanisë; Shoqëria rom; Rasti i Jovica Dimitrovit; Rasti i Danilo Dimitrijeviqit; Rasti i Gjorgje Kalinoviqit; Rasti i Mileta Memisheviqit;

Kutia nr. 2
Rasti i romëve në Danilovgrad; procesverbale mbi inspektimin; procesverbale mbi dëgjimin e dëshmitarëve; padi; artikuj gazetaresk; procesverbal mbi hetimin e të akuzuarit; dokumentacioni përcjellës; letra të avokatëve të drejtuara FDH-së; dokumentacion i ndryshëm i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e romëve; KKT- Konventa Kundër Torturës – pakicat kombëtare: modeli i ligjit kundër diskriminimit; ligji mbi pakicat kombëtare; Konventa ndërkombëtare mbi heqjen e të gjitha formave të diskriminimit racor; Qendra Evropiane për të drejtat e romëve; Projekt ligj kundër diskriminimit; Ligji kushtetues kundër diskriminimit; Raport inicial i Qeverisë së Republikës Federale të Jugosllavisë mbi zbatimin e Konventës së KB kundër torturës dhe dënimeve ose veprimeve të tjera çnjerëzore ose degraduese për periudhën e viteve 1991-1996.

Share
12