Letër kryetarit të Mekanizmit ndërkombëtar rezidual për gjykatat penale

Letër kryetarit të Mekanizmit ndërkombëtar rezidual për gjykatat penale

irmct-logo

I nderuari kryetar, gjyqtari Agius,

Ne, organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut, konsiderojmë se asnjë i dënuar për krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nuk do të duhej të lëshohej parakohshëm në liri nëse nuk i është drejtuar publikisht familjeve të viktimave me deklarimin e keqardhjes së sinqertë dhe nëse nuk ka treguar gatishmëri për të ndihmuar në zbulimin e kryerësve të krimeve konkrete dhe të varrezave masive.

Po iu drejtohemi në lidhje me lëshimin e mundshëm të parakohshëm në liri të Vllastimir Gjorgjeviqit, të dënuarit me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej 18 vitesh, për pjesëmarrje në ndërmarrjen e përbashkët kriminale dhe e cila është kryer me anë të krimeve të vrasjes, të deportimit dhe me vepra dhe ndjekje të tjera çnjerëzore. Ai është dënuar për deportimin e së paku 200.000 shqiptarëve të Kosovës nga 13 komuna të Kosovës; për vrasjen e së paku 724 shqiptarëve; zhvendosjen e dhunshme të trupave të të vrarëve dhe fshehjen e tyre në varrezat masive në territorin e Serbisë. Paneli ankimor i GJNPJ ka vërtetuar se Gjorgjeviqi, si shef i Sektorit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka urdhëruar që trupat e shqiptarëve të Kosovës të varrosen në varreza masive në territorin e Serbisë me qëllim që të shmangen provat mbi krimet e kryera si edhe se „qartazi ka dhënë urdhra në lidhje me veprimet e fshehta me trupat, transportimin e tyre dhe varrosjen e serishme të tyre “.


Share