Me rastin e Ditёs Ndёrkombёtare tё tё zhdukurve, Fondi pёr tё Drejtёn Humanitare (FDH) me datёn 30.08.2009, nё qendёrn e Mediave nё Beograd, ka bёrё prezantimin e regjistrimit tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve Serbё, Romё, Boshnjakё, Malazezё dhe tё joshqiptarёve tjerё nё Kosovё, gjatё periudhës prej 1 janar 1998 deri me 31 dhjetor 2000. Me kёtё rast tё pranishmёve u ёshtё shfaqur edhe TV klipi Qё njerëzit t’i kujtojnë njerëzit, i cili do tё emitohet nёpёr media nё Serbi dhe Kosovё si thirrje pёr familjarёt e tё vrarёve, tё rёnёve dhe tё zhdukurve qё tё lajmërohen nё FDH dhe tё verifikojnë tё dhënat pёr mё tё afërmit e tyre si dhe pёr viktimat e tjera pёr tё cilat kanё njohuri.
Më shumë se 140 pjesëmarrës morrën pjesë në prezantimet e rezultateve deritanishme të regjistrimit të vrarë, të pësuarve dhe të personave të zhdukur në komunat e Gjakovës dhe Rahovecit në Kosovë, të cilat janë organizuar në hotel Pashtrik në Gjakovë më datën 4.07.2009. për komunën e Rahovecit në shtëpinë e kulturës të Krushes Madhe më datën 5.07.2009. Të dy prezantimet u mbajtën ne organizimin e FDH Kosovë.