Dita e dytë e XVI Forumit për Drejtësi Tranzicionale në Vendet Post-Jugosllave

Dita e dytë e XVI Forumit për Drejtësi Tranzicionale në Vendet Post-Jugosllave

Drugi_dan_XVI_ForumaFondi për të Drejtën Humanitare dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, si pjesë e KOMRA (rrjetit rajonal për vërtetimin e fakteve), mbajtën të dielën në Hotel International Prishtinë ditën e dytë të ‘Forumit për Drejtësi Tranzicionale në Vendet Post-Jugosllave’, i cili përmbante një sërë panelesh dhe vizitë te familjet Bogujevci dhe Duriqi, si dhe në varrezat e viktimave të Masakrës së Podujevës.

Forumi i XVI për Drejtësinë Tranzicionale ka paraqitur edhe promovimin zyrtar të vëllimit të dytë të Librit të Kujtesës së Kosovës, “Dinjiteti për të zhdukurit” (1998-2000).


Share

XVI Forumin për Drejtësi Tranzicionale në Vendet Post-Jugosllave

XVI Forumin për Drejtësi Tranzicionale në Vendet Post-Jugosllave

XVI-ForumFondi për të Drejtën Humanitare dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, si pjesë e KOMRA (rrjetit rajonal për vërtetimin e fakteve), lansuan të shtunën në Hotel International Prishtina ‘XVI Forumin për Drejtësi Tranzicionale në Vendet Post-Jugosllave’, i cili prezantoi një sërë panelesh dhe promovimin zyrtar të botimit të dytë i Librit të Kujtesës së Kosovës, “Dinjiteti për të Pagjeturit” (1998-2000).

Edicioni i dytë i Librit të Kujtesës së Kosovës (1998-2000) ofron një pasqyrë të rrethanave të ndryshme të atyre që u zhdukën gjatë konfliktit në vend, duke përfshirë rrëfimet e individëve që u nxorrën nga shtëpitë e tyre dhe nga arat e tyre, individë që u dëbuan nga kolonat e refugjatëve që dilnin nga vendi, individë me aftësi të kufizuara, si dhe mbi 70 të mitur dhe mbi 200 individë mbi moshën 70 vjeçare.


Share

Dosja: “Svetozar Andriq”

Dosja: “Svetozar Andriq”

Online razgovor SLIKA EN - 17Gjatë konfliktit të armatosur në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës (BiH), Svetozar Andriq shërbeu si komandant i Brigadës së Parë të Këmbësorisë Biraç të Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS) dhe, pas korrikut 1995, si zëvendës komandant dhe shef i Stafit Korpus të Drinës të VRS.

Dëshmitë e paraqitura në këtë dosje tregojnë se, që nga maji 1992, kur Andriqi urdhëroi “përzënien e popullatës myslimane” nga komuna e Zvornikut dhe ngritjen e kampit të Sushicës në Vlasenicë1, anëtarët e Brigadës Biraç, në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me të tjera njësi ushtarake dhe policore kanë kryer krime të shumta në komunat e zonës së përgjegjësisë së brigadës. Dosja gjithashtu paraqet prova të rolit të Svetozar Andriqit në gjenocidin e kryer në Srebrenicë në korrik 1995.


Share