Buletini i dokumenteve tematike me titull “Bosnja dhe Hercegovina në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë” është botua nga ana e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe Institutit të Historisë Bashkëkohore.
Beograd, 28 mars- Studentët e fakultetit Juridik pranë Universitetit të Prishtinës qëndrojnë në një vizitë studimore në Beograd të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare gjatë të cilës ndjekin gjykimin pranë Departamentit për krime të luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime të kryera në vitin 1999 në fshatin Qyshk të Pejës.
Në Kuvendin e Katërt të Koalicionit për KOMRA të mbajtur në Beograd më 26 mars 2011, delegatët e pranishëm me dy të tretat e votave miratuan Draft Statutin e KOMRA-s. Në këtë formë ai do të dorëzohet për miratim të gjitha parlamenteve në regjion.
Gjashtë student dhe studente nga Prishtina kanë vizituar Fondin për të drejtën humanitare në kuadër të vizitës treditore Beogradit.
Koordinatorja regjionale e Nismës për KOMRA Jellena Krstiq ua prezantoi Nismën për themelimin e komisionit regjional që do të konstatojë faktet mbi krimet dhe shkeljet tjera të rënda të drejtave njeriut gjatë viteve 1991-2001 në territorin e ish-Jugosllavisë.
Me rastin e letrës së dërguar nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut të Preshevës, shefit të diplomacies së BE-së Catherine Ashton, duke protestuar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë për të mos njohur diplomat e fituara nga Universiteti i Prishtinës në territorin e Republikës së Serbisë, zyrtarët e BE-së për çështjet e Ballkanit Pierre Mirel dhe Gunnar Wiegand, janë përgjigjur se BE-ja u jep një vëmendje të veçantë çështjes së arsimit dhe njohjes së diplomave, si dhe do të inkurajojnë të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje në përputhje me standardet evropiane.