Letër Shkelqësisë së Tij, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

BH gazetarët nga Bosnja dhe Hercegovina, Fondi për të Drejtën Humanitare, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kroaci dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Serbi kanë dërguar një letër të mbështetur nga më shumë se 100 organizata dhe individë nga rajoni i ish-Jugosllavisë, në lidhje me zhvillimet e fundit në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, për vëmendjen e Shkëlqesisë së Tij, Z. Ban Ki-moon, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.


Share

Delegacioni i EULEX-it vizituan FDH

Me datë 25 qershor 2013 Fondin për të Drejtën Humanitare kanë vizituar Mats Mattsson, shef i sektorit ekzekutiv të EULEX-it dhe Jaroslava Novotna, shefe e prokurorëve të EULEX-it.  Me delegacioni e EULEX-t ka biseduar Sandra Orlović, drejtoreshë ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare. Temat e bisedimit kanë pasur të bëjnë me problemin në procesin e kërkimit të personave të zhdukur dhe procedimi i krimeve të luftës të shkaktuara gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë.

 

Share

Film ‘Edukimi për pajtimin’

‘Edukimi për pajtimin’ është një film i prodhuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) gjatë Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale, mbajtur në janar të vitit 2013, për 25 pjesëmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia, organizuar nga FDH, FDH Kosovë dhe Asociacioni “Juristi” nga BeH. Pjesëmarrësit morën pjesë në programin intensiv dhjetë-ditor për faktet e vërtetuara gjyqësisht dhe gjykimet për krime lufte, komisionet e së vërtetës, dëmshpërblime për viktimat e dhunës, reformat institucionale, rolet e mediave dhe arkivat në rindërtimin shoqëror pas konfliktit dhe strategjive të tjera për të arritur pajtimin pas konfliktit të dhunshëm. Ligjëruesit në shkollë janë ndër ekspertët më të shquar rajonal mbi drejtësinë tranzicionale, kulturën e kujtesës, sundimit të ligjit në shoqëritë post-konfliktuoze, etj. Filmi ‘Edukimi për Pajtim’ ndjek disa studentë të shkollës, përshtypjet e tyre mbi përmbajtjen e ligjëratave dhe ndryshimet personale që kanë pësuar, me t’u ekspozuar ndaj temave të Shkollës.


Share