Kryetari i Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikoliqi e ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Beogradit Sinisha Vazhiqin si të dërguarin e tij personal në Grupin Rajonal të Ekspertëve për KOMRA-n. Kryetari i Kroacisë Ivo Josipoviqi në këtë post tashmë e ka emëruar Zllata Gjurgjeviqin, profesoreshën e rregullt të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Zagrebit; kryetari i Maqedonisë e ka emëruar Gjorge Ivanov Luben Arnaudoskin, zëvendëssekretarin e përgjithshëm për çështje juridike dhe organizative në kabinetin e kryetarit të Maqedonisë; kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviqi, dekanen e Fakultetit të Shkencave Politike në Podgoricë dhe këshilltare e tij personale për të drejta të njeriut dhe të pakicave, Sonja Tomoviq-Shundiqin; presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, këshilltarin e saj personal për çështje juridike Selim Selimin; anëtari i Presidencës së B dhe H, Bakir Izetbegoviqi e ka emëruar në këtë post Aljosha Çamparin, nënkryetarin e Sarajevës; kurse anëtari i Presidencës së B dhe H, Zheljko Komshiqi e ka emërtuar Goran Mihaljeviqin, ekspertin për çështje ligjore për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës si të dërguar personal për KOMRA-n. Të dërguarit e tyre personal ende nuk i kanë emëruar anëtari i tretë i Presidencës së B dhe H, Nebojsha Radmanoviqi dhe kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor.