Sot, më 19 nëntor 2013 pran zyrës së Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) u hapë shkolla rajonale e gjeneratës së dytë për Drejtësi Tranzicionale. Shkolla, të cilën edhe këtë radhë e organizon FDH-ja, Shoqata Juristi nga Sarajeva dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, paraqesin një program dhjetëditor të edukimit mbi instrumentet për ballafaqim me të kaluarën. Këtë vit shkollën do ta vijojnë 25 pjesëmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia.
Të premten më 11 tetor 2013 Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) prezantoi dosjën “Brigada e Motorizuar 125 të Ushtrisë Jugosllave”. Në këtë Dosje janë të përshkruara 10 krime në të cilat janë të perfshirë pjesëtarët e Brigades së motorizuar 125 të ushtrisë jugosllave nën komandën e Dragan Živanovića apo njësive të nënshtruara ku janë vrarë 301 civilë, prej tyre shtatë femra dhe 19 fëmijë.