Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), në datën 9 janar të vitit 2015, ia ka dërguar raportin Komitetit të Kombeve të Bashkuara për zhdukjet e dhunshme (Komiteti) mbi gjendjen në Serbi në këtë fushë. Komiteti, për herë të parë, do të shqyrtojë zbatimin e Konventës mbi mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukjet e përdhunshme (Konventa) në Serbi në sesionin e tij të 8-të, në datën 4 dhe 5 shkurt të vitit 2015 në Gjenevë.
Në kuadër të Shkollës Rajonale të drejtësisë tranzicionale ishte organizuar një vizitë dy ditore në vendet e kujtimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Njëzetepesë vijues të Shkollës së tretë Rajonale të drejtësisë tranzicionale për herë të parë vizituan monumentin dhe muzeun përkujtimor Jasenovac në Kroaci, pastaj e vizituan Prijedorin, Vukovarin dhe Sotin, vendet e krimeve masive gjatë luftërave të viteve 1990.
Të hënën me datën 21 nëntor 2014 në Qendrën Mediale në Beograd është mbajtur sesioni i pestë konsultativ në lidhje me zhvillimin e propozimit strategjik për procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Takimi i është përkushtuar zhvillimit të propozimit strategjik për procedimin e krimeve të luftës në publik.
Në bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) sot u hap Shkolla e tretë Rajonale për drejtësi tranzicionale. Programi edukativ dhjetë ditor mbi mekanizmat për ballafaqimin me të kaluarën në të cilin marrin pjesë 25 studentë, profesionistë të rinj, akademikë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia. Shkollën e organizon FDH, Shoqata Juristi në Sarajevë, dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.
Të hënën në 17 nëntor 2014, në Bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) është mbajtur sesioni i katërt konsultativ në lidhje me zhvillimin e Propozimit Strategjik për procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Takimi u është përkushtuar mundësisë së zbatimit të përgjegjësisë komanduese dhe krimeve kundër njerëzimit për krimet e kryera në vitet e 90-ta.