Temë e këtij raporti janë ngjarjet e rëndësishme nga fusha e drejtësisëtranzicionale në shtetet e ish RSFJ-së: proceset gjyqësore për krimet e luftës të kryera gjatë periudhës 1991-1999, reformat institucionale që kanë të bëjnë me lustracionin, qëndrimi i institucioneve dhe publikut ndaj të dënuarve, raportimi i mediave për krimet e luftës, komisionet e së vërtetës, punae organizatave të shoqërisë civile në dokumentimin e fakteve mbi krimet e luftës, zgjidhjaeçështjes së personave të zhdukur, kthimi i refugjatëve, reparacionet, monumentet përkujtimore etj.
Fondi për të drejtën humanitare publikon dosjen “Lubisha Dikoviq.” Në këtë dokument paraqiten faktet mbi trajtimin e ish-komandantit të Brigadës së 37-të të motorizuar gjatë luftës, si dhe evidencën e TPNJ për krimet e luftës të kryera në zonën e përgjegjësisë të komandantit të luftës Lubisha Dikoviq. Dosjen mund ta shkarkoni.