Në datën 27 dhe 28 prill të vitit 1999, në fshatrat në perëndim të Gjakovës në Kosovë, është zhvilluar një operacion i gjerë i përbashkët i Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ) dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), me emrin Reka. Gjatë këtij operacioni, pjesëtarët e forcave serbe kanë vrarë së paku 350 civilë shqiptarë të Kosovës, kurse me mijëra sish janë deportuar në Shqipëri. Trupat e 309 të vrarëve janë gjetur në vitin 2001 në varrezat e fshehta masive në periferi të Beogradit. Sulmi i forcave serbe ndaj popullatës civile në luginën e Rekës, sipas numrit të viktimave, është krimi më i rëndë i kryer ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë dhe është një nga më të mëdhenjtë në luftërat në ish Jugosllavi gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.
Në mars të vitit 2012, FDH (Fondi për të Drejtën Humanitare) i është drejtuar drejtorit ekzekutiv të Grupit për analizën e të dhënave për të drejtat e njeriut, dr. Patric Ball, me lutjen që ta vlerësoj kualitetin dhe në tërësi bazën e të dhënave të Libër Kujtimit të Kosovës. Dr. Ball e formoi ekipin, që përpos tij e përbënin edhe dr. Jule Krüger, konsulente e Grupit të analizës së të dhënave për të drejtat e njeriut dhe profesori Michael Spagat nga Universiteti Royal Holloway në Londër. Ekipi me datën 10 nëntor të vitit 2014 dorëzoi dy raporte, njërin e kanë përpiluar dr. Jule Kruger dhe dr. Patrick Ball kurse autor i tjetrit është profesori Michael Spagat. Raportet janë në dispozicion në gjuhen angleze:
Punimet e përzgjedhura nga studentët e gjeneratës së dytë të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale janë përmbledhur në numrin e dytë të buletinit. Punimet e studentëve janë klasifikuar sipas temave themelore të drejtësisë tranzicionale – nga analiza e gjykimeve për krime të luftës, të drejtat e viktimave në reparacion, roli i mediave në procesin e pajtimit dhe analiza e deritanishme e përpjekjeve në njohjen e së vërtetës për krimet e kryera në të kaluarën.