Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale – Buletin

Shkolla Rajonale  e Drejtësisë Tranzicionale  – Buletin

post_zbornik_IIEsetë e përzgjedhura të studentëve të Shkollës se tretë Regjionalë për Drejtësi Tranzicionale janë të përfshira në numrin e tretë të Përmbledhjes. Esetë e lartë përmendura të studentëve në këtë numër përpunojnë temat në lidhje me procesin e drejtësisë tranzicionale në vendet post-jugosllave – gjykimet e krimeve të luftës, drejtat e viktimave në reparacion dhe pajtimin.

Share

Dosjes ”Operacioni Reka“

Dosjes ”Operacioni Reka“

dosije_reka_logo_engNë datën 27 dhe 28 prill të vitit 1999, në fshatrat në perëndim të Gjakovës në Kosovë, është zhvilluar një operacion i gjerë i përbashkët i Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ) dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), me emrin Reka. Gjatë këtij operacioni, pjesëtarët e forcave serbe kanë vrarë së paku 350 civilë shqiptarë të Kosovës, kurse me mijëra sish janë deportuar në Shqipëri. Trupat e 309 të vrarëve janë gjetur në vitin 2001 në varrezat e fshehta  masive në periferi të Beogradit. Sulmi i forcave serbe ndaj popullatës civile në luginën e Rekës, sipas numrit të viktimave,  është krimi më i rëndë i kryer ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë dhe është një nga më të mëdhenjtë në luftërat në ish Jugosllavi gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Share

Evaluimi i bazës së të dhënave të Librit të Kujtimit të Kosovës – Konkluzione dhe rekomandime

Evaluimi i bazës së të dhënave të Librit të Kujtimit të Kosovës – Konkluzione dhe rekomandime

logo_fhp_fdh_post

Në mars të vitit 2012, FDH (Fondi për të Drejtën Humanitare) i është drejtuar drejtorit ekzekutiv të Grupit për analizën e të dhënave për të drejtat e njeriut, dr. Patric Ball, me lutjen që ta vlerësoj kualitetin dhe në tërësi bazën e të dhënave të Libër Kujtimit të Kosovës. Dr. Ball e formoi ekipin, që përpos tij e përbënin edhe dr. Jule Krüger, konsulente e Grupit të analizës së të dhënave për të drejtat e njeriut dhe profesori Michael Spagat nga Universiteti Royal Holloway në Londër. Ekipi me datën 10 nëntor të vitit 2014 dorëzoi dy raporte, njërin e kanë përpiluar dr. Jule Kruger dhe dr. Patrick Ball kurse autor i tjetrit është profesori Michael Spagat. Raportet janë në dispozicion në gjuhen angleze:

Share