Gjatë vitit 2003, hulumtuesit e FDH-së kanë vizituar të gjitha vendbanimet në Kosovë në të cilat jetojnë minoritetet etnike dhe kanë intervistuar 497 serbë, malazez, romë, boshnjakë, turq, goranë, egjiptianë, ashkalinj dhe shqiptarë. Vëmendje e posaçme u është kushtuar personave të kthyer. Hulumtuesit e FDH-së kanë biseduar me të gjithë bashkëbiseduesit mbi sigurinë dhe lirinë e lëvizjes, qasjen në administratë dhe gjyqe, shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale, punësimin, arsimin, shfrytëzimin e pronësisë, pjesëmarrjen në jetën politike dhe kthimin. Shënimet e mbledhura tregojnë se në vitin 2003 është arritur një përmirësim i caktuar në lirinë e lëvizjes dhe kthimin e të ikurve. Ky është një hap i madh përpara, në krahasim me periudhën e mëparshme në të cilën veçanërisht jetërat e serbëve kanë qenë të kërcënuara, poqëse do të ishin larguar nga vendbanimet e tyr.