Esetë e përzgjedhura të studentëve të Shkollës se tretë Regjionalë për Drejtësi Tranzicionale janë të përfshira në numrin e tretë të Përmbledhjes. Esetë e lartë përmendura të studentëve në këtë numër përpunojnë temat në lidhje me procesin e drejtësisë tranzicionale në vendet post-jugosllave – gjykimet e krimeve të luftës, drejtat e viktimave në reparacion dhe pajtimin.
Në datën 27 dhe 28 prill të vitit 1999, në fshatrat në perëndim të Gjakovës në Kosovë, është zhvilluar një operacion i gjerë i përbashkët i Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ) dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), me emrin Reka. Gjatë këtij operacioni, pjesëtarët e forcave serbe kanë vrarë së paku 350 civilë shqiptarë të Kosovës, kurse me mijëra sish janë deportuar në Shqipëri. Trupat e 309 të vrarëve janë gjetur në vitin 2001 në varrezat e fshehta masive në periferi të Beogradit. Sulmi i forcave serbe ndaj popullatës civile në luginën e Rekës, sipas numrit të viktimave, është krimi më i rëndë i kryer ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë dhe është një nga më të mëdhenjtë në luftërat në ish Jugosllavi gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.