FDH thёrret institucionet e Serbisё dhe tё shteteve tjera nga ish Jugosllavia tё zbulojnё varrezat e mbetura masive

Me rastin e Ditёs Ndёrkombёtare tё tё zhdukurve, FDH u bёnё thirrje institucioneve tё Serbisё qё t’i zbulojnё lokacionet e mbetura tё varrezave tё fshehta dhe tё ratifikojnё Konventёn Ndёrkombёtare pёr mbrojtjen e tё gjithё personave nga zhdukjet e dhunshme. FDH thёrret institucionet e Kosovёs dhe tё shteteve tjera nga ish Jugosllavia t’i zbulojnё lokacionet e mbetura tё varrezave tё fshehta dhe t’ua mundёsojnё familjeve tё tyre qё t’i varrosin nё mёnyre tё dinjitetshme mё tё dashurit e tyre.


Share

Kallëzim penal kundër pjesëtarëve të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në fshatrat Zahaq dhe Pavlan

Kallëzim penal kundër pjesëtarëve të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në fshatrat Zahaq dhe Pavlan

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të Drejtën Humanitare me datë 23 gusht 2010 ngriti kallëzim penal pranë Prokurorisë për krime lufte të Republikës së Serbisë kundër pjesëtarëve të Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ), Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe grupeve kriminale nën kontroll të UJ-së dhe MPB-së, përgjegjëse për krime lufte të kryera ndaj shqiptarëve në fshatrat Pavlan dhe Zahaq dhe në fshatrat tjera përreth komunës së Pejës gjatë viteve 1998 dhe 1999.


Share

FDH ka ushtruar padi penale kundër funksionarëve të luftës të Ministrisë së Drejtësisë në Serbi për krime lufte kundër popullatës civile

FDH ka ushtruar padi penale kundër funksionarëve të luftës të Ministrisë së Drejtësisë në Serbi për krime lufte kundër popullatës civile

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) më 28 Maj 2010 ka ngritur kallëzim penal pranë Prokurorisë për krime lufte të Serbisë kundër 34 personave përgjegjës për vrasjen e mbi 90 dhe plagosjen e mbi 150 të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës te Istogu në Kosovë (tash e tuje në tekst si: Burgu i Dubravës), më 22 dhe 23 Maj të vitit 1999 pas sulmeve nga ana e aviacionit të NATO-s më 19 dhe 20 maj të vitit 1999 ndaj objekteve të këtij burgu.


Share

I padituri Albin Kurti u gjykua për demonstratat e shkurtit 2007

Gjykata e Qarkut në Prishtinë me trupin gjykues të përzier i cili kryesohej nga gjykatësi i EULEX-it, Ferdinando Boatier de Mongeot, me datën 14.06.2010 shqiptoi aktgjykimin me të cilin i akuzuari Albin Kurti, lider i lëvizjes Vetëvendosja/Samoopredeljenje, dënohet me dënim me burg në kohëzgjatje prej (9) nëntë muajsh për veprën penale pjesëmarrje në grupin i cili pengon personat zyrtarë të kryejnë aktivitet zyrtare  nga neni 318. artikulli 1. dhe 2. të LPK-së. Gjykata mori vendim që Albin Kurti të lirohet menjëherë nga paraburgimi sepse ai gjatë kohës së procedurës që është zhvilluar gjatë vitit 2007 dhe në fillim të vitit 2008, i kishte kaluar 11 muaj në paraburgim dhe burgim shtëpiak gjë që përmbushë dënimin e shqiptuar.


Share