Presidentit të Republikës së Serbisë,
Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe
Asamblës Kombëtare
Ne, organizatat dhe individët e nënshkruar, i kërkojmë Presidentit të Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq, Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Kuvendit Kombëtar që të pranojnë propozimet në lidhje me ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Institucionet e Republikës së Serbisë dhe përfaqësuesit e tyre, si bartës të funksioneve publike, janë të obliguara t’u garantojnë qytetarëve të tyre dhe gjeneratave të ardhshme zbatimin e plotë të marrëveshjeve të ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ky është një mundësi historike për autoritetet në Serbi dhe qytetarët e saj për të pranuar realitetin, si dhe për të hedhur themelet për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, që do të ndryshonte përgjithmonë perspektivën e të gjithë Ballkanit. Çdo pamundësi për të biseduar me Prishtinën i ka rrënjët në të kaluarën tonë konfliktuale dhe është shumë e nevojshme që të gjejmë zgjidhje duke punuar në shkaqet që paraqesin vatrën e keqkuptimit tonë dhe kanë pasoja në jetën e përditshme të njerëzve.